Cilat janë opsionet e investimit të kursimeve që ofron sot tregu shqiptar?
Tregu bankar shqiptar prej disa vitesh ofron opsione e mundësi investimi, vec atyre të depozitave e këtu do rendisja Bonot dhe Obligacionet e Thesarit të Qeverisë Shqiptare, Fondet e investimeve dhe Bondet e Korporatave.
Fibank prej shumë vitesh rradhazi është një nga aktorët më të spikatur në treg përsa i përket aktivitetit që ka lidhje me tregtimin e Bono e Obligacione Thesari të Qeverisë Shqiptare. Me këtë të fundit nënkuptoj jo vetëm ndërmjetësimin që Banka u bën klientëve të saj për të marrë pjesë në ankandet e tregut primar, por edhe shitjen nga portofoli i saj në çdo datë në të gjithë rrjetin e degëve të saj. E po ashtu , jemi midis atyre bankave që jemi të gatshëm të blejmë këto letra nga klientët në çdo moment që ata kërkojnë t’i shesin ato për nevoja likuiditeti përpara datës së maturmit.
Së shpejti , Fibank do t’u ofrojë klientëve të saj një mundësi afatgjatë investimi, duke emëtuar bondet e saj të korporatave me një normë interesi të shkelqyer në EUR e fleksibilitet në likuiditet, duke dhënë në këtë mënyrë kontributin e saj në zhvillimin e tregut të kapitaleve në vend. Emërtimi mendohet të bëhet në gjysmën e parë të 2019 nëpermjet një oferte private.
Fibank është një nga 5 bankat që nënshkruan kontratën me Ministrinë e Financave për t’u bere pjesë e projektit pilot të emëetimit të Bondit Reference 5 Vjecar të emëetuar nga Qeveria Shqiptare. Pse e morët ketë vendim?
Fibank iu pergjigj menjeherë pozitivisht propozimit të Ministrisë së Financave e Bankës Botërore për të qenë pjesë e këtij Projekti. Kjo për dy arsye kryesore. Së pari besojmë që Shqipëria është e vonuar në pasjen e një tregu sekondar likuid të letrave me vlerë, ku cdo investitor të ketë mundesi të siguroje likuiditetin që i nevojitet e me një çmim të njohur paraprakisht. Së dyti, Fibank mbetet një nga pioneret në iniciativa të reja në tregun bankar Shqiptar, sic ka qenë edhe roli i saj si bankë Depozitare e fondeve të investimeve, që prej shumë vitesh rradhazi, ishte e para dhe e vetmja e licensuar në vend. E kështu nuk mund të mungonte së qëni edhe pjesë e këtij projekti pilot duke marrë detyrën e “Primary Dealer” ose Krijues Tregu, projekt ky shumë të rëndësishëm për çuarjen e tregut të letrave me vlerë në Shqipëri në një nivel komplet tjeter.
Në Tetor 2018 Qeveria Shqiptare emërtoi Eurobondin e saj të tretë në një shumë 500 milionë EUR dhe kupon 3.50%. A mendoni që është një alternativë e mirë investimi edhe për individët e kompanitë dhe a e mundëson Fibank tregtimin e tij?
Po. Mendoj që aktualisht është një nga mënyrat më të mira të investimit në monedhën EUR duke patur parasysh kuponin prej 3.50% dhe çmimin e favorshëm ku po tregtohet prej muajsh. Tregjet e kapitaleve e mirëpritën Eurobondin shqiptar dhe fakti që është i listuar në bursa ndërkombëtare e bën atë shumë likuid në çdo moment që lind nevoja per t’u blerë apo shitur.
Do e sugjeroja për çdo klient (individ apo kompani) që ka kursime të konsiderueshme për ta patur parasysh si një oportunitet shumë të mirë investimi.
Theksoj që Fibank ka të gjitha licensat e nevojshme për të mundësuar blerjen/shitjen e kësaj letre me vlerë, por edhe të të tjerave të emëtuara nga Qeveria Shqiptare.
Si munden klientët të ndjekin aktivitetin tuaj lidhur me letrat me vlerë? Ku mund ta marrin ata informacionin mbi çmimin e blerjes apo shitjes së letrave me vlerë?
Në të gjitha degët e Fibank Albania shërbejnë një staf i specializuar, i gatshëm t’ju ofrojë gjithë informacionin e nevojshëm. Ne sot shërbejmë në 12 qytete kryesore të Shqipërisë, e shpejt do hapim edhe dy degë të tjera në Tiranë .
Kuotimet tona janë po ashtu të përditësuara në faqen tonë të internetit ëëë.fibank.al Aty ne kemi vendosur edhe një kalkulator nëpërmjet të cilit klienti mundet vetë të llogarisë çmimin e letrës që kërkon të blejë apo shesë.
Shqipëria ende nuk ka një treg të zhvilluar të letrave me vlerë. Çfarë mendoni që janë pengesat kryesore për këtë?
Në vendin tonë situata ka ndryshuar shumë krahasuar me disa vitë më parë. Është e vërtetë që 61% e borxhit të qeverisë Shqiptare zotërohet nga bankat, por investitorët individë zotërojnë 15.15% të këtij borxhi duke lënë pas klientet jo-banka apo institucionet jo-financiare. Dhe numri i individëve pjesëmarrës nuk është i vogël.
Gjithsesi mbetet ende shumë për t’u bërë lidhur me edukimin e klientëve apo edhe me transparencën e cmimeve. E ketu e kam fjalën jo vetëm për në bankat, si aktoret më të rëndësishëm që jemi, por edhe vetë media ka shume për të bërë në këtë drejtim.