Bullgaria bëhet anëtare e ERM II, mekanizmit që të con drejt eurozones dhe ky është një hap shumë i rëndësishem drejt bërthamës së Europës.
Marrëveshja e arritur bazohet në angazhimin e Bullgarisë për tu bashkuar paralelisht në Unionin Bankar dhe ERM II, si edhe në përfundimin e një sërë masash te marra nga autoritetet bullgare.
Sistemi bankar bullgar do të përfitojë tashme nga praktikat më të mira të kësaj industrie dhe do të mbikëqyret e mbështetet nga Banka Qendrore Europiane.
Fibank Albania si pjesë e Grupit Bullgar Fibank bëhet në këtë mënyrë anëtare e këtij klubi elitar të bankave europiane. Në vitet e fundit Fibank Albania ka qenë banka me rritje më të shpejtë në Shqipëri, me tregues financiarë shume pozitivë.
Duke qenë pjesë e Unionit Europian të Bankave, Fibank do të forcojë më tej pozicionin e saj në treg dhe do të nxisë zhvillime te rendesishme per nje kontribut edhe me pozitiv në ekonominë shqiptare.