Policia e Mallakastrës ka goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Tre persona janë vënë në pranga nga Policia pasi tentuan të kultivonin fidanë me narkotikë në pyllin e fshatit Lofkënd.
”Shërbimet e Policisë Mallakastër, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në pyllin e fshatit Lofkënd, disa fidanë narkotikë. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër bënë arrestimin e shtetasve O. M., 30 vjeç, N. M., 24 vjeç dhe S. F., 30 vjeç, të tre banues në Patos’‘, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Etiketa: Fidane me kanabis, kultivim kanabisi, mallakaster