Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbyet të Fierit mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45.
Një 18-vjeçar me inicialet Xh.H i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
I riu është gjetur i pajetë në banesë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Arsyet që e kanë detyruar adoleshentin t’i japë fund jetës në mënyrë makabre nuk janë bërë me dije.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07. 10. 2018, në fshatin Mbyet, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi Xh. H., vjeç 18, i cili rreth orës 23:45, vdiq në spital. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.