Një 26-vjeçar në Fier ka humbur jetën pasi ra në kanal me motor.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël ku aksidentalisht drejtuesi i motorit, A. B doli nga rruga.
Pasi u godit në kanal, ai u dërgua në spital por ndërroi jetë rrugës.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.