Aktualitet

Fier/ 59-vjeçari arrestohet për prostitucion, nën hetim dy gra














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:40 - 31/03/21 |
mapo.al

Pronari i një lokali në Fier është arrestuar pasi akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion. Në pranga ka rënë M. Xh., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.





Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pas informacionit të marrë se 59-vjeçari shfrytëzonte disa gra për prostitucion, në ambientet e lokalit që administronte.


Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy gra, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin që 59-vjeçari kishte marrë me qira.




Njoftimi i policisë:


Finalizohet operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.


Vihet në pranga, për shfrytëzim të prostitucionit dhe për mbajtje të lokaleve për prostitucion, administratori i një lokali në Fier, person me precedent të mëparshëm penal.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetase, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga administratori i një lokali, kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Lexo edhe :  Kanabis e armë - Arrestohen 4 shkodranët, policia jep detaje (EMRAT)

Në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, shtetasi M. Xh., 59 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për veprën penale “Rrëmbim personi”.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”, një shtetase 33 vjeçe dhe një shtetase 55 vjeçe, të cilat janë kapur në flagrancë në lokalin e marrë me qira nga shtetasi M. Xh., në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas