Aktualitet

Fier/ Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin, u largua nga vendngjarja, arrestohet drejtuesi i mjetit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:30 - 18/09/20 |
mapo.al

Policia ka zbardhur një ngjarje të rendë të ndodhur në fshatin Qenas të Fierit, ku si pasojë ka arrestuar drejtuesin e mjetit 28-vjeçarin K.M.,i cili shkaktoi një aksident fatal ndaj 24-vjeçarit Q.M., dhe u largua nga vendngjarja.


“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Njoftimi i Policisë:


Fier


Identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

Pas