Një makinë e cila ishte e parkuar në garazhin e një pallati në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Përveç automjetit, mësohet se kanë marre flakë edhe disa goma që ndodheshin brenda.
Shkaqet e zjarrit në mjet nuk dihen ende ndërsa garazhi është pëfshirë nga tymi. Kjo ka bërë që të evakuohen banorët e kateve të para të pallatit.
“Sot rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maj” Fier, në automjetin në pronësi të shtetasit T. H., parkuar në garazhin e pallatit, ka rënë zjarr.
Nga shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses u bë evakuimi i banorëve dhe fikja e zjarrit” njofton policia.
Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve zjarri u shua. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.