Një grua 35-vjeçare është përplasur nga një automjet tip ‘Benz’ në qytetin e Fierit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:10.
Si pasojë e aksidentit, gruaja e identifikuar si Emanuela Koçiaj., ka humbur jetën pasi përplasja ka qenë e fortë.
Në momentin që makina e ka goditur, viktima ka qenë duke kaluar rrugën. Drejtuesi i mjetit ka qenë 46-vjeçari E.A., banues në Tiranë, i cili është shoqëruar në ambjentet e komisariatit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën 35-vjeçares.