Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Bypassin e Fierit. 41-vjeçari Klodian Ndone, ndërkohë që po drejtonte mjetin tip “rrul” që përdoret për të shtruar asfaltin, ka goditur një punëtor. Nga përplasja, 18-vjeçari Mateo Koza ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.