Një 42-vjeçare është hedhur nga tarraca e një pallati 8-katësh, duke ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 09:35 në lagjen “16 Prilli”, në Fier.
Familjarët janë shprehur se viktima, B.Sh, ka pasur shenja depresioni, gjë që mund të ketë ndikuar në marrjen e vendimit me pasoja fatale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.