Një makinë ka marrë flakë në ecje sot rreth orës 13:50. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, ndërsa është djegur automjeti i shtetasit me inicialet A. K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk raportohet për lëndime të shoferit, i cili ka arritur që të dalë në kohë nga makina.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
1
Etiketa: Digjet makina, Fier, Merr flake ne levizje, shpeton shoferi