Aktualitet

Fier – Makina përplas për vdekje të riun me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 17/09/20 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të kësaj mbrëmje në Fier. Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije për Mapo se një automjet ka përplasur një të ri i cili po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.


Polcia, bën me dije se ngjarja ka ndodhur saktësisht në fshatin Qenas pranë një karburanti, ku humbi jetën 30-vjeçari i identifikuar me inicialet, Q.M.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Më tej, blutë e qytetit bëjnë me dije se automjeti i cili përplasi të riun me biçikletë, ende nuk është identifikuar pasi është larguar nga vendngjarja.


Njoftimi i policisë:


Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.


30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Etiketa: , ,

Pas