Aktualitet

Fier/ Makina përplaset me shtyllën, përmbyset në mes të rrugës






               Publikuar në : 22:20 - 25/08/19 |
mapo.al

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rruga Çelidrad, ku një automjet tip Audi është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.


Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Etiketa: ,

Pas