Aktualitet

Fier – Polici kap “mat” hajdutët në dyqanin e celularit, përleshet me ta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:12 - 24/01/21 |
mapo.al

Policia e Fierit ka mundur të zbardhë vjedhjen me thyerje e mbetur në tentativë të dyqanit të celularëve ndodhur 1 javë më parë në këtë qytet.






Për këtë ngjarje kanë rënë në prangat e policisë dy prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.


“Në vijim të punës intensive dhe veprimeve operative hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur orët e para të mëngjesit të datës 17.01.2021, ku u tentua të vidhet me thyerje dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit R. C., nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u realizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”. Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe ndalimi i dy prej tyre, shtetasve Gezim Fejzulla, 32 vjeç, banues në Peshtan, Fier, (i dënuar më parë për vjedhje) dhe Ermal Gremi, 26 vjeç, banues në Zhupan, Fier” – njofton policia.

Lexo edhe :  Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik






Ndërkohë, u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy autorëve të tjerë, shtetasve A. F., 32 vjeç, banues në Peshtan i Vogël dhe G. B., 33 vjeç, banues në Fier.



Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.



Po ashtu, sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip “Ford” i cili nga hetimet e kryera rezulton se është vjedhur në Tiranë në datë 13.12.2020 nga këta shtetas, si dhe 6 aparate celularë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas