Aktualitet

Fier – Sekuestrohen 3.2 kg drogë dhe fidanë kanabisi, arrestohen babë e bir














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 24/07/21 |
mapo.al

Policia e Fierit ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.






Në kuadër të operacionit “Kalldrëmi” janë sekuestruar 3.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë, si dhe janë arrestuar dy persona.


Mësohet se të arrestuarit janë babë e bir.







Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Kalldrëmi”.




Në kuadër të këtij operacioni, nga kontrolli i banesës së shtetasve Xh. Ç. dhe Q. Ç., u gjetën dhe sekuestruan 3.2 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të mbjellë në kuti felizoli.



Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit Q. Ç., 54 vjeç dhe Xh.Ç., 19 vjeç (babë e bir), banues në Cakran, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , , ,

Pas