Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se shpërndante droga të forta në formë dozash.
Në momentin e arrestimit, Saimir Salit nga Patosi iu sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike të dyshuara heroinë.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.