Nje djale i ri nga Fieri ndodhet ne telashe qe prej dites se djeshme, pasi ne polici ka bere kallezim nje vajze e re e cila pretendon se eshte dhunuar nga ky person dhe me pas ka shqetesuar dhe ofenduar ne telefon edhe motren e saj.
Sipas burimeve, djali dhe vajza kishin njohje mes njeri tjetrit dhe kohet e fundit kishin nisur edhe zenkat e problemet mes tyre.
NJOFTIMI
Më datë 01.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. H., vjeç 27, banues në Fier, pasi shtetasja M. H., vjeçe 19, banuese në Tiranë, kallëzon se ky shtetas e ka goditur si dhe më pas nëpërmjet telefonit, ka ofenduar motrën e kësaj shtetaseje. Nenet 89 dhe 275 të Kodit Penal.