Sport

FIFA e rrëzon sërish, Chelsea mund të blejë vetëm këta lojtarë






               Publikuar në : 18:30 - 08/05/19 |
mapo.alm

Pak muaj më parë FIFA dënoi Chelsea me dy sesione merkatoje (verë 2019 dhe janar 2020) që të mos bëjë asnjë blerje, ndërsa shitjet lejohen, për nënshkrimet e padeklaruara me lojtarë ndërkombëtarë tek ekipet e moshave.


Klubi nga Londra ka apeluar këtë vendim në Komitetin e Ankesave në FIFA. Gjithsesi edhe ky organ sot ka bërë me dije se mbetet në fuqi vendimi i parë. Masa disiplinore për Chelsea nuk do të ndryshojë: Asnjë nënshkrim me lojtarë meshkuj të ekipeve zinxhir deri tek U16, me përjashtim skuadrën e femrave dhe atë të futbollit të sallave.



Vendimi i vetëm që ka theksuar ndryshe Komiteti i Ankesave është se Chelsea mund të firmosë me lojtarë nën 16 vjeç nga Britania e Madhe. Që do të thotë talentet e rinj mund të afrohet tek skuadrat e akademisë, për të afruar një lojtar në skuadrën e parë duhet të dalë ndonjë super talent nën këtë moshë.

Këtë vendim e ka pritur edhe vetë Chelsea, duke qenë se shpresa e tyre e vetme është tek Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë (CAS). Nuk dihet si do jetë vendimi nga ky institucion, por klubi londinez beson tek zvarritje e çështjes të paktën deri në shtator, në këtë mënyrë ata do të kenë mundësi të bëjnë blerjet e nevojshme në merkaton e verës dhe të jenë të përgatitur për të mos afruar lojtarë për dy sesionet e ardhshme të merkatos.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas