Aktualitet

FIFA i bllokon merkaton Kukësit, klubi: Çështja në CAS





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:53 - 31/07/20 |
mapo.al

Filip Zderic ka fituar që në janar gjyqin me Kukësin, që duhet të paguajë rreth 55 mijë euro me gjithë kamata.


Klubi verilindor nuk ka paguar, sikurse FIFA ka sugjeruar dhe tashmë merkatoja e tyre është bllokuar. Tashmë Kukësi ka dalë edhe me një reagim dhe bën me dije se çështja ka shkuar në CAS dhe pritet vendimi që ua liron merkaton.


REAGIMI I KUKËSIT


Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga UEFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.


Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimtë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.

Klubi ju siguron se nga kjo çështje do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë. Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe).

Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqipëria e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar. Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas