Andros Townsend i Crystal Palace do të garojë me Lionel Messi dhe Zlatan Ibrahimovic për golin më të bukur të vitit 2019, ose siç njihet ndryshe “FIFA Puskas”. FIFA e zbuloi para pak minutash listën e shkurtër prej 10 kandidatësh për këtë çmim.
🌟 The nominees for the 2018/19 FIFA Puskas Award for best goal of the year 🌟 pic.twitter.com/gw3ilz1LBP
— B/R Football (@brfootball) August 19, 2019
Nuk mungon “vallëzimi akrobatik” i Zlatan Ibrahimovic për LA Galaxy kundër Torontos, shtatorin e kaluar, siç është edhe një “shputë” e mrekullueshme në ajër e Fabio Quagliarella (Sampdoria), shtatorin e kaluar. Votat e tifozëve, proces që do të mbyllet më 1 shtator, do të vendosin tre të parët, me një panel të legjendave të FIFA-s më pas, që do të vendosë fituesin përfundimtar.
🚨 #PUSKAS AWARD 🚨
The ten candidates have been revealed 👀
Vote now 🗳️👇
— FIFA.com (@FIFAcom) August 19, 2019