Aktualitet

Fifi ka dy fjalë për ata që merren me të para dhe pas dobësimit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 21/08/20 |
mapo.al

Pak ditë më parë, Fifi u shfaq në Instagram ndryshe nga si ishim mësuar ta shohim. Me disa kilogramë më pak, këngëtarja dukej më në formë se kurrë. Ajo e pranoi publikisht se kishte bërë ndërhyrje, sepse nuk i ka shumë qejf palestrat dhe i është dashur të gjejë një zgjidhje pakëz më të shpejtë.



Mirëpo, duket se ndjekësit e saj do ta gjejnë diçka për të komentuar, njësoj si më parë. Për të gjithë ata që merren me fotot e saj para dhe pas dobësimit, Fifi ka disa fjalë.


“Kam diçka për ju që merreni me pozat e mia para dhe pas dobësimit… Kam veshur pantallona të shkurtra, edhe bluzë të hapur dhe jam munduar të pozoj siç po bëj tani, por problemi qëndronte te 100 kilet që kisha dhe ju pështiroseshit dhe lëshonit vrer. Keni bulluar pafund pa pikën e problemit, pa kurrfarë konsiderate dhe pa menduar fare se mos ndoshta po lëndoni dikë. Kompleks nuk e kam pasur trupin tim, i kam dashuruar tulet e mia, por vjen një kohë që duhet të kujdesesh për shëndetin fizik, pastaj edhe atë mendor. Jam njeri shumë pozitiv dhe mundohem të jem çdo ditë, pavarësisht komenteve që marr nga ju. Por kuptojeni një gjë: Boll më!”, ka shkruar këngëtarja duke u kërkuar t’i bëjnë unfollow ose block ata që bezdisen prej saj tani.

Lexo edhe :  E lidhur apo jo, Fifi e thotë hapur përgjigjen: Gjithçka humbet, gjendet prapë



“Nuk kam dal për të shitur trupin, jam këtu për muzikë. Ama normalisht, do nxjerr dy foto. Po të më nisni kritika i pranoj me shumë kënaqësi, ama komentet që bëni ju janë helm. Jam vajzë e dy prindërve të papërshkrueshëm dhe unë vetes nuk ia lejoj që nënës dhe babës tim nesër dikush t’ua bëjë me gisht për shkakun tim. Koncepti familje për mua është shumë i shenjtë. Më besoni që shumë shpesh familja ime lëndohet prej atyre që lexojnë dhe më vjen tmerrësisht turp.”




1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas