Fifi ka shtuar së fundmi një tatuazh në trupin e saj. Këngëtarja kosovare ka zbuluar për ndjekësit në rrjetin social “Instagram” se ka bërë një shkrim në pjesën e shtyllës kurrizore, domethënia e së cilës lidhet drejtëpërdrejtë me fuqinë e gruas.
“Ndonjëherë një engjëll, ndonjëherë dreq, gjithmonë një grua e fortë”, ka shkruar Fifi në gjuhën angleze. Këngëtarja po punon ndërkohë për të sjellë projekte të reja muzikore, por ende nuk ka dhënë detaje konkrete në lidhje me to.