Aktualitet

Fifi merr vendimin e papritur: S’do jem më pjesë e Këngës Magjike





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 18/01/20 |
mapo.al

E ftuar në emisionin “Treshat”, Fifi ka folur ndër të tjera dhe për marrëdhënien e saj me këngëtaren Eneda Tarifa, pas fitores së kësaj të fundit në kompeticionin e përvitshëm “Kënga Magjike”. Fifi ka sqaruar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Enedën dhe se e vlerëson, për shkak se atë e vlerësoi dhe me pikët maksimale në festival.


E pyetur nga Bora Zemani, nëse Eneda e mbajti fjalën për t’i dhënë gjysmën e kupës siç premtoi, Fifi tha se nuk ka nevojë për kupë.



“Një kupë mu ka thy prej tërmetit. Nëse e kam ndjerë një konkurrent në “Kënga Magjike” ka qenë Eneda Tarifa. Dolën fjalë që i kisha paguar fansat në skenë. Pasha allahun të kisha pare t’i paguaja, nuk i kisha lënë, po s’i kam aq pare sa t’i paguaj njerëzit. U ndjeva e bekuar, por më ka ardhur keq për pozicionin që ka qenë Eneda. Ajo e mori me sportivitet”, u shpreh Fifi.


Ndër të tjera ajo shtoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin e radhës të “Këngës Magjike”, ndonëse jetës nuk i dihet…


Etiketa: ,

Pas