Aktualitet

Figurat e reja në PS – Meta: S’kam koment, por sa më pak biznesmenë në Kuvend














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 07/03/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i mëshon përfshirjes së figurave intelektuale e me integritet në zgjedhjet e 25 prillit.





I pyetur në Korçë për qëndrimin e tij në lidhje me emrat e rinj të listave të Partisë Socialiste, si Najada Çomo apo Luljeta Bozo, Meta tha se nuk ka asnjë koment, ndonëse bëri thirrje për përfshirje të sa më shumë pedagogëve dhe të rinjve të arsimuar.


Kreu i shtetit theksoi domosdoshmërinë për të shmangur biznesmenët nga salla e Kuvendit.




“Nuk kam asnjë koment për asnjë parti. Por ju lutem sa më shumë pedagogë dhe pedagoge, të rinj të arsimuar, sa më pak biznesmenë në Parlament. Jo se kam ndonjë gjë me biznesmenët, por është shumë e rëndësishme që në Parlament të ketë njerëz me integritet, figura të ndritura që e gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e meriton në Kuvendin e Shqipërisë. Është një moment kyç për të ardhmen e vendit dhe e dimë që kryekushti është çështja e zgjedhjeve. Është një test që do ta kalojmë me hir dhe me pahir”, – u shpreh Meta.

Lexo edhe :  Vrasja e Xhuvanit, Meta: 11 pyetje që kërkojnë përgjigje nga Prokuroria e Policia

1



Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas