Aktualitet

Fiks Fare: 4.7 mln lekë kurimi në shtëpi nga koronavirusi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 11/01/21 |
mapo.al

Trajtimi financiar për koronavirusin është i ndryshëm në varësi të gjendjes që kalon pacienti. Ai fillon nga 10 mijë lekë të reja për asimptomatikët, të cilët mund të konsumojnë vitamina, deri në mijëra euro për ata që e kalojnë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndoshta u duhet dhe trajtim jashtë vendit.



Po sa ju kushton xhepave të shqiptarëve kurimi i koronavirusit në shtëpi?


Fiksi Fare bëri një vëzhgim në disa farmaci të kryeqytetit lidhur me disa receta që mjekët u kishin dhënë pacientëve me covid me shenja jo të lehta dhe që trajtoheshin në shtëpi. Ilaçet ishin të shtrenjta dhe nuk hynin as në listën e barnave të rimbursueshme nga shteti, ose ato që rimbursoheshin ishin në çmime të pallogaritshme për tatalin përfundimtarë të recetës.



Si një virus i panjohur edhe shtete të ndryshme kanë protokolle të ndryshme kurimi për të, të cilat edhe mjekë të ndryshëm në vendin tonë kanë përkrahur dhe sugjerojnë mjekime të ndryshme. Fiksi në bazë të recetave të dhëna nga mjekët gjetën edhe antiviral si favira apo remdesivir që shiten kontrabandë nëpër farmaci .



Çmimi i tyre shkon nga 100 deri në 1200 euro. Por ky ilaç sipas autoriteteve është kontrabandë dhe nuk duhet të përdoret nga të sëmurët, gjë të cilën e pohuan edhe farmacistët. Këto ilaçë nuk ju lejohet t’i mbajnë, por që sërish i shesin në mënyrë kontrabandë.


Madje ata ju pohojnë bashkëpunëtorëve të Fiksit se mund t’i ndihmojnë edhe me numra telefonash të infermierëve të cilët ju ofrojnë shërbim në shtëpi për të bërë injeksione, pasi në recectat e mjekëve jepen edhe antibiotikë që duhet të injektohen në vena apo muskuj. Çmimi varion edhe për shërbimin në shtëpi nga 30 mijë lëkë të vjetra deri në 50 euro.

Fiksi telefonon një prej infermiereve numrin e të cilës ia dhanë në një prej farmacive. Në bisedë infermierja kërkon 30 mijë lekë të vjetra për të bërë injeksionin në shtëpi, pa harruar të shtoj se ky është çmimi më i ulët në treg në krahasim me sa lekë marrin kolegët e saj.

Fiks Fare iu drejtua edhe Urdhrit të Farmacistit, ku presidentja Diana Toma thotë se në të tilla raste rregullator duhet të jetë shteti. Nëse një farmacist jep ilaçet me çmim dhe pullë në bazë të recetës së lëshuar nga mjeku, nuk përbën asnjë shkelje sipas znj. Toma. Përsa i përket medikamentit Remdesevirin presidentja e urdhrit shpjegon se përveçse ky antibiotik ka qenë për përdorim spitalor është edhe për shitje në farmaci. Për antiviralin Favira ajo shton se shteti duhet ta ligjërojë derisa mjeku e jep në recetë dhe në këtë mënyrë farmacistët apo edhe pacientët nuk do e kenë të nevojshme ta marrin në rrugë jo të ligjshme.

Për rastet e gjetura nga Fiks Fare, një pacient që e kalon covidin jo me shenja të lehta dhe kurohet në shtëpi duhet të paguajë:

antibiotikët, antikoagulantët dhe vitamina rreth 20 mijë lekë

+ 2 kuti antiviralë Favipiravir 24 mijë lekë

+ një kurë Remsedivir 360 mijë lekë

+shërbimi i infermieres në shtëpi për 5 ditë , 15 mijë lekë

Në total një pacient vetëm për mjekim harxhon 419 mijë lekeë të reja

Në këtë shumë nuk janë përfshirë ekzaminimet si analizë PCR, analizat paketë kontroll covidi, skanerin, të cilat nëse nuk i bën në privat , duhet të presësh planifikimin në shtet,ndërkohë që covidi përparon dhe pacienti rrezikon jetën nëse nuk merr mjekimin në kohën e duhur .

Duke llogaritur me çmimet më të ulëta, këto analiza dhe ekzaminime kushtojnë rreth 50 mijë lekë të reja. Pra për një pacient kurimi në shtëpi kushton rreth 470 mijë lekë të reja,pa llogaritur qiranë për aparatin e oksigjenit./Fiks Fare/

<
>
Still0111_00041 Still0111_00040 Still0111_00039 Still0111_00026 Still0111_00025 Still0111_00022 Still0111_00044 Still0111_00043 Still0111_00042



Pas