Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Partia Demokratike ka dalë me disa deklarata për shtyp, duke e cilësuar atë anti-ligjore dhe krejtësisht politike.
Së fundi, Partia Demoktratike ka njoftuar se, Policia e Tiranës ka ushtruar dhunë ndaj dy të rinjve të FRPD-së.
Ngjarja ka ndodhur në komisariatin numër dy dhe aty ka shkuar edhe një ambulancë.
PD-ja njofton se, dy të rinjtë e ndaluar janë Gentjan Gjonaj dhe Ardit Zeneli.
11 nga 23 të arrestuarit për incidentet në Rrugën e Kombit, do të vijojnë të qëndrojnë në burg.
Në përfundim të seancës gjyqësore maratonë Gjykata vendosi 11 “arreste me burg”, 10 i la me detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpie.