Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fillojnë punimet për ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

by mapo.al
20/01/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Nisin punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë

Dita e sotme shënon fillimin e punimeve për ndërtimin në Kuçovë të një baze taktike ajore të Nato-s, e para bazë e Aleancës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një ceremoni të organizuar në Kuçovë, kryeministri Edi Rama vlerësoi vendimin e Natos si shenjë të vlerës së shtuar që Shqipëria përfaqëson në aleancë. Me një investim prej 51 milion eurosh, punimet për transformimn e bazës pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit të ardhshëm

Pas më shumë se 3 vjet e gjysëm, që nga momenti kur Nato mori vendimin për ta kthyer aeroportin e vjetër të Kuçovës në një bazë ajrore të Aleancës, sot u organizua një ceremony e posaçme që shënon fillimin e punimeve.

Ndërhyrjet do të kenë si synim përmirësimin e pistës, infrastrukturës për kontrollin dhe sigurinë e fluturimeve apo dhe rrugët lidhëse.

“Baza ajrore taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të pranisë Natos dhe do jetë në gatishmëri për stërvitje dhe operacioneve të ndryshme, duke qenë e gatshme 24 në 7 si në kohë paqe ashtu dhe në kohë krize.

Baza do të zotërojë kapacitete për vëzhgimin e hapësirës ajorore, dhe fushëbetejës dhe do të ofrojë për Nato-n dhe vendet aleate mundësinë e ngritjes dhe uljes së mjeteve ajrore në çdo kohë, në të gjithë kushtet atmosferike, duke rritur ndjeshëm lëvizshmërinë opeacionale dhe kapacitetet tona si vend pritës”, shpjegoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare Bajram Begaj.

Për autoritetet shqiptare përzgjedhja e bazës së Kuçovës lidhet sa me pozicionin gjeo-strategjik të vendit, si dhe të vetë aeroportit, aq dhe me besueshmërinë që Shqipëria ka krijuar në gjirin e Aelancës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se “vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël, është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë Aleancë, e cila bashkon së bashku, shtete, që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ia vlen të luftohet”.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar me Naton, autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.

Sipas autoriteteve, përveç rëndësisë strategjike, prania e një baze të Natos, do të ketë ndikime pozitive sociale dhe ekonomike dhe në komunitetin e zonës, me rritje të punësimit apo dhe shërbimeve.

Dy javë më parë, edhe Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën, njoftoi vendimin për të patur në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale.



JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Next Post
Meta, në 6 mars zgjedhjet për 6 bashki

Meta, në 6 mars zgjedhjet për 6 bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In