Opozita i është rikthyer punimeve të Kuvendit, por duke zhvilluar mbledhje paralele në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Grupi i PD dhe ai i LSI-së kanë nisur diskutimet më vete për platformën e re të opozitës edhe për procesin e diskutuar gjërësisht sëfundmi atë të vetingut të politikës.
Ndersa Komisioni i Ligjeve, kryesuar nga socialisti Manja u mblodh pa deputetet e opozitës, ndërkohë që kolegët e opozita po zhvillonin mbledhjen në sallën ngjitur aty ku janë dhe sallat e Grupit të LSI-së, aty ky Monika Kryemadhi zhvillon takimet me delegacionet parlametare.
Mbledhjen, pa praninë e medias, e ka kryesuar deputeti i PD-së, Ervin Salianji, emëruar nga Lulzim Basha si koordinator i grupit që do të merret me çështjen e dekriminalizimit të plotë përmes vetingut në politikë.
Ndërkohë që në Komisionin e Ligjeve mbledhja nisi me një urim te veçante.
Kreu i Komisionit, Ulsi Manja nuk harroi te kujtonte kolegun demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili feston sot 45 vjetorin.
“Përpara se te nis mbledhjen me rendin e ditës, pavarësisht mungesës se kolegeve te opozitës dua ti uroj kolegut Alibeaj 45-vjetorin e lindjes. Urimet me te mira”, tha ai. (Panorama)