Aktualitet

Fillon sot, gjithçka duhet të dini për Euro 2020














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:04 - 11/06/21 |
mapo.al

Euro 2020 fillon sot. Gara më e rëndësishme europiane e kombëtareve të futbollit ishte programuar të zhvillohej verën e vitit të kaluar, por organizatorët u detyruan ta shtynin për shkak të pandemisë.






UEFA vendosi ta quajë sërish Euro 2020. Kampionati europian do të fillojë nga data 11 qershor deri në 11 korrik 2021.


Pritet të jetë një turne fantastik për Skocinë, pasi është kampionati i parë që nga viti 1998, ndërsa Anglia mund të ketë avantazh në pothuajse çdo ndeshje ndërsa për sa i përket Uellsit është viti i dytë radhazi në një kampionatin europian.







Anglia dhe Skocia, ekipe që janë në të njëjtin grup në Euro 2020 (D), janë dy nga vendet pritëse të Evropianit të parë që do të zhvillohet në të gjithë kontinentin e vjetër. Këto do të jenë ndeshjet e para që do të luhen në Britani që prej Euro 1996 (turneu u luajt në Angli), raporton abcnews.al



Me stadiumin “Wembley” që pret ndeshje të fazës së grupeve, të raundit të 1/16-ve, dy gjysmëfinalet dhe finalen e madhe, Anglia do duhet të luajë vetëm një ndeshje jashtë, gjithmonë nëse del në vend të parë në grupin D.



Kur do të luhen ndeshjet dhe ku mund ti shikojmë?

Ndeshja e parë e kampionatit është Itali – Turqi dhe do të luhet në Romë të premten, 11 Qershor dhe finalja do të luhet në Wembley në Londër të dielën, 11 Korrik.

Vendet pritëse do të jenë 11: Anglia (Londër), Skocia (Gllasgou), Italia (Romë), Holanda (Amsterdam), Rusia (Shën Petersburg), Hungaria (Budapest), Rumania (Bukuresht), Azerbajxhani (Baku), Danimarka (Kopenhagen), Gjermania (Mynih) dhe Spanja (Sevilja).

A do të ketë tifozë?

Situata e Covid-19 është përmirësuar kohët e fundit, vaksinimet po japin efektin e shumëpritur dhe numri i personave të infektuar po ulet nga dita në ditë. Europian pa tifozë nuk ka kuptim dhe nuk krijon asnjë emocion, kështu që UEFA ka vendosur hapjen e pjesshme e diku edhe të plotë të stadiumeve.

Pra sigurisht që do të ketë tifozë në të gjitha 51 ndeshjet që do të zhvillohen deri në fund të kampionatit. Ndeshjet që ishin planifikuar të zhvillohen në Dublin do të zhvillohen në Shën Petersburg dhe Londër.

Numri i tifozëve do të jetë deri në 68,000 në Puskas Arena në Budapest – e cila po planifikon të hapet me një kapacitet deri në 100%. Stadiumi Wembley dhe Hampden Park po planifikojnë të hapen me një kapacitet rreth 25% – përkatësisht 22,500 dhe 12,000 tifozë.

Wembley, në të cilën do të mbahet gjysmëfinalja dhe finalja, mund të presë më shumë tifozë. Një numër deri në 90,000 tifozë ende nuk është përjashtuar si ide për finalen e madhe nëse kufizimet e Covid hiqen deri me 21 qershor, raporton abcnews.al

Në Shën Petersburg dhe Baku, kapaciteti do të jetë deri në 50%, ndërsa në qytetet e tjera si- Amsterdam, Bukuresht, Kopenhagen, Mynih, Romë dhe Sevilje – diku midis 22% dhe 45%.

Vendimi se sa tifozë mund të merrnin pjesë u vendos nga rajonet dhe vendet dhe jo nga Uefa.

A do të testohen tifozët?

Maskat janë të detyrueshme brenda dhe përreth stadiumit. Duhet të mbahet një distancë minimale prej 1.50 metrash. Vetëm vendi i treguar në biletë mund të përdoret. Rekomandohet larja dhe dezinfektimi i duarve. Dezinfektuesit do të jetë në dispozicion në të gjithë stadiumin.

Duhet të shmangen shtrëngimet e duarve, përqafimet dhe kontakti i ngushtë me të tjerët. Të gjithë duhet gjithashtu të qëndrojnë në vendet e tyre gjatë pjesës së parë dhe të kufizojnë lëvizjen sa më shumë që të jetë e mundur. Shenjat në stadium do të tregojnë rrugën. Kushdo që ndihet keq ose ka simptoma të Covid-19 nuk duhet të shkojë në stadium. Përveç kësaj, të njëmbëdhjetë vendet kanë udhëzime të ndryshme për pranimin në stadium.

Tifozëve do tu kërkohet të qëndrojnë në vendet e tyre, duke shmangur lëvizjet e shpeshta dhe të shmangin kontaktet e afërta me tifozët e tjerë. Glasgow, Mynih dhe Baku ende nuk kanë deklaruar ende nëse tifozët do të kenë nevojë për një test negativ por kjo ende mund të ndryshojë.

Në Londër, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen dhe Romë, tifozët do të duhen të kenë një test negativ ose të jenë të vaksinuar. Tifozët kanë nevojë për një test negativ për të ndjekur ndeshjet në Amsterdam dhe Sevilje. Shën Petersburg do të kontrollojë vetëm temperaturën e tifozëve.

Skuadrat më favorite

Sipas analistëve favoritja shihet Anglia dhe më pas Belgjika. Disa të tjerë e kanë vendosur Anglinë në listën e 9 ekipeve favorite për fitimin e trofeut.Franca konsiderohet gjithashtu favorite. Kampionët e botës (dhe finalistët e Euro 2016) kanë një avantazh edhe nga rikthimi i sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema .

Ata janë në një grup të vështirë me kampionët në fuqi të Portugalinë dhe Gjermaninë fituese të Kupës së Botës në vitin 2014. Megjithatë, të tre skuadrat mund të kualifikohen për në raundin pasardhës, raporton abcnews.al

Ky mund të jetë një nga shanset e fundit për brezin e artë të Belgjikës për të fituar një turne të madh. Ata kryesojnë renditjen botërore të FIFA-s. Spanja e Luis Enrique – kampione në 2008 dhe 2012 –është në formë të mirë, me vetëm një humbje në 24 ndeshje.

Fituesit e parashikuar të Gracenote: 1. Belgjika (14%), 2. Anglia (14%), 3. Franca (12%), 4. Spanja (10%), 5. Italia (9%) Fituesit e parashikuar të analistit: 1. Franca (21%), 2. Belgjika (16%), 3. Spanja (11%), 4. Gjermania (10%), 5. Portugalia (10%)

Cilat janë shanset e kombëtareve pritëse?

Siç është diskutuar tashmë, Anglia ka të ngjarë të jetë një nga favoritët, me gjashtë nga shtatë ndeshje që do t’i luajë në mitikun “Wembley”. Nëse ata dalin në krye të grupit të tyre, ndeshja e tyre vetme jashtë vendit do të ishte çerekfinalja në Romë.

Skocia ka një shans për të fituar me një 0.1%, nëse mund fillimisht Sllovakinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ne duam të luajmë mirë dhe kjo është ambicia e vetme. Ne duam të marrim rezultate pozitive dhe është kampionati ynë i parë në 23 vite”, tha mesfushori skocez i Manchester United Scott McTominay.

Uellsi nuk është kualifikuar asnjëherë më parë. Ata ishin paketa surprizë në Euro 2016 nën Chris Coleman – me Gareth Bale në formë të shkëlqyer duke mposhtur Belgjikën në gjysmëfinale.
Sipas sondazhit të Gracenote, ata kanë një mundësi për të fituar deri në 54% , nëse dalin fitimtarë nga grupi me Italinë, Zvicrën dhe Turqinë.

Ashley Williams, i cili ishte kapiten i Uellsit në 2016 dhe tani është një ekspert i BBC, tha: “Se të luajmë siç më para është diçka që mund të ndodhë pasi ishte e gjitha spontane, ne nuk kemi pse të arrijmë deri në gjysmëfinale për të cilësuar një arritje.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas