Aktualitet

“Fillova të dridhesha, ndihesha e lodhur nga sjellja e tij”: Violeta Donaj tregon si e vrau burrin






               Publikuar në : 10:45 - 19/06/18 |
mapo.al

Kanë dalë detaje të reja lidhur me dëshminë që dha në Polici Violeta Donaj, e cila vrau tre ditë më parë bashkëshortin e saj Kujtim Donaj.


Ajo thotë se nuk e mban mend sesi e kreu vrasjen, vetëm kujton se është ndjerë e lodhur nga sjellja e tij, që luante vetëm bixhoz dhe sillte probleme ekonomike.



Violeta thotë se vetëm në momentin që e ka parë Kujtimin të shtrirë në rrugë, e kuptoi atë që kishte kryer. Gruaja tregon se e kanë kapur të dridhurat, dhe prej kohësh mundohej që ti fshihte problemet që kishin pasur në familje.

“Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz.

U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar.

Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia. Kishim probleme.

Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”, u ka thënë ajo hetuesve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas