Aktualitet

Filmoi incidentin në takimin e Blendi Klosit-Qytetari: Jam kërcënuar disa herë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 05/04/21 |
mapo.al

Një qytetar, që filmoi incidentin në një takim elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ndihet i kërcënuar






Raportohet se Xhimi Gjishti,  ndihet i rrezikuar pas videos së filmuar dhe publikuar në internet, ku një banor, i pranishëm në takim, i është kthyer i revoltuar ministrit Klosi, duke i thënë “Çfarë votash kërkoni nga ne kur nuk keni berë asnjë gjë për fshatin Drenovicë, keni vënë shtyllat dhe s’ka asnjë dritë”.








Pasi videoja u bë virale, Xhimi Gjishti deklaron po e kërcënojnë dhe se është ofenduar në telefon nga persona të paidentifikuar. Duke folur për mediat, Gjishti deklaron se është marrë disa herë në telefon pa numër dhe është fyer.




Ai deklaron se frikësohet se mos dikush i dëmton prodhimin në sera dhe tokat bujqësore. Gjishti shprehet se ka frikë të denoncojë në polici, pasi nuk ka besim tek askush.



“Unë thjesht një fshatar dhe filmova për qejfin tim, për punën që s’jemi të kënaqur me pushtetin, filmova dhe e hodha videon. Tani më kërcënojnë, më thonë pse e hedh videon pa dijeninë tonë.

Më kanë marrë në telefon me numër të fshehtë dhe më kanë fyer e ofenduar. Në telefon më kanë bërë sharje, por kërcënime jo, se e kam mbyllur telefonin. Kam frikë për serat, se kam disa sera.

Filmova se jemi të pakënaqur, një fshatar i joni foli për të drejtat e tij dhe unë e filmova. Ai foli për të tëra, investimet, ne s’kemi parë asgjë nga shteti.

Ne jemi tetë anëtarë në familje dhe dua të mos kërcënohen e preken ata. Kur po filmoja vetë Blendi Klosi më tha ‘pse filmon, boll se ke shumë kohë që filmon’. I thashë çfarë problemi ke, unë do të filmoj”-shprehet Gjishti.

1


Etiketa: , ,

Pas