Tuesday, July 12, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Finale si kjo vjen “një herë në jetë”/ Dy histori fantastike

by ro ot
31/05/2019
in Kryesore, Sport
0

Të shtunën me 1 qershor ora 21:00, do të luhet në ‘Wanda Metropolitano Stadium’, finalja e madhe e ‘Champions League’, një finale e gjitha angleze mes Tottenham dhe Liverpool. Parashikohet një “duel titanësh” që të gjithë po e presin me padurim. Këto 2 ekipe i kemi parë të luajnë bashkë shumë herë në ‘Premier League’, por në “Champions” është ndryshe. Magjia e këtij kompeticioni të ofron emocione të mëdha. Mirëpo, si arritën këto skuadra deri në finalen e madhe të Madridit?

Kujtojmë që Liverpool sfidën e parë u mposht në Spanjë nga Barcelona me rezultatin 3-0, ndërsa ndeshjen e kthimit arriti të shkruajë historinë duke përmbysur rezultatin në 4-0.

Nga ana tjetër, Tottenham u “frymëzua” nga Liverpool dhe bëri të njejtën gjë. Sfidën e parë në fushën e tyre “Spurs-at” u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1 nga Ajax. Në sfidën e kthimit në Amsterdam, pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 2-0 në favor të holandezëve, u duk se çdo gjë mori fund, por Lucas Moura na surprizoi me 3 golat e tij të cilët e dërguan Tottenhamin në finalen e madhe të së shtunës.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp dhe ai i Tottenham, Mauricio Pochettino, tregojnë për Guillem Balague të ‘BBC Radio 5 Live’, momentet, mendimet dhe emocionet e fshehta të dy netëve të bujshme që do të mbeten gjatë në memorien tonë.

“Ishte e thënë të bëhej”

Klopp – “Pas humbjes në Barcelonë mendoja se përmbysja ishte e pamundur, por sigurisht nuk kishte mbaruar ende. Mua më pëlqeu loja në Barcelonë. Ne humbëm 3-0, por për mua ishte shumë e çuditshme sepse nuk e kuptova pse. Nuk e ndjeva rezultatin. Zakonisht rezultati final është rezultati i performancës, por nuk ishte kjo çështja. Unë nuk them se duhet të fitonim, por rezultati duhej të ishte më i ngushtë. Në ndeshjen e kthimit ne e dinim që kishim një shans, por nuk do dilnim me zë t’ja thoshim të gjithë botës. I thashë lojtarëve që duhet të përpiqemi, por jo në atë mënyrë që të shënojmë brenda 4 minutave. I thashë që të luajnë futbollin më të bukur që munden dhe ata e bënë. Kur luan kundër një skuadre si Barcelona, e ke të vështirë pasi presioni është shumë i lartë. Ata vijnë nga të gjitha krahët”, shprehet Klopp.

I pyetur në lidhje me golin e 4-të, kur Trent Alexander-Arnold futi nga goditja e këndit një top në zonë dhe Origi shënoi, Klopp shprehet:

“Unë doja që topi të vinte në këmbët e Joe Gomes, por nuk po e shihja. Pastaj pashë që u shënua gol. Duket sikur ishte e thënë të bëhej apo jo? Trenti ka gjithë lëvdatat dhe respektin tim sepse ishte ideja e tij dhe Origi gjithashtu, ishte aty dhe shënoi.
Pas ndeshjes unë isha shumë i lumtur, më dukej e pabesueshme, e mrekullueshme, por gjithashtu doja të tregoja respekt për Ernesto Valverden pasi të humasësh një ndeshje të tillë si trajner i Barcelonës nuk është shumë e këndshme. Më pas shkova takova arbitrat dhe lojtarët. Më pas hyra brenda dhe mbajta një fjalim të shkurtër. Isha shumë krenar që u bëra pjesë e historisë. Ne duam të krijomë momente historike si këto, për t’i thënë pasardhësve tanë sa e mrekullueshme ishte, jo rezultati, por performanca. Gjatë gjithë sfidës kam qenë i mbushur me energji. Loja ishte speciale. Ishte e pabesueshme. Unë kam parë shumë ndeshje dhe kjo ishte një nga ndeshjet më të bukura që kam parë, për disa arsye”, përfundon Klopp.

Nga ana tjetër, Tottenhami edhe pse pa Harry Kane, në letër nuk e kishte aq të “pamundur” sa Liverpool, pasi kishte humbur ndeshjen e parë vetëm 1-0.

“U çmenda”

Pochettino – “Kur u nisëm drejt Amsterdamit ne e dinim që skuadra duhej dhe do të luftonte. Nuk ishim shumë të afeksionuar pasi kishim humbur 3 ndeshje. Gjithçka ishte shumë mirë para Ajax-it. Mirëpo, besimi ishte i madh dhe energjia ishte fantastike. Futbolli dhe taktikat janë shumë të rëndësishme, plani i lojës dhe sigurisht psikologjia, ana mendore, gjithashtu është e rëndësishme në një skuadër. Prioriteti ynë ishte që të tregoheshim të fortë dhe ta transmetonim këtë forcë brenda 90-95 minutave. Liverpuli na ndihmoi shumë të kuptonim që kjo ishte e mundur. Edhe ndeshja ndaj Manchester City na ndihmoi të kuptonim që nuk duhet të heqim dorë kurrë”.

Ndoshta Pochettino nuk e kishte menduar që rezultati do të shkonte përsëri në favor të Ajax-it duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh 3-0.

“U mërzita kur rezultati shkoi 2-0. Mirëpo e dija që në futboll gjithçka mund të ndodhë. “Futbolli gjithmonë është një gabim”. Pas pjesës së parë ne e kishim shumë të vështirë. Nga jashtë duket e lehtë. Të gjithë thonë “qetësohu, luaj qetë, luaj në atë apo këtë anë”, mirëpo në fushë është ndryshe. Kur u futa në dhomat e zhveshjes të gjithë sytë ishin nga mua. Ndjeva shumë presion.

U futëm në fushë. Në pjesën e dytë skuadra u zgjua. Ne donim të përpiqeshim që të ushtronim presion mbi kundërshtarin në mënyrë që ata të gabonin. Erdhi goli i parë dhe shpresa u rindez. Më pas kur Lucas shënoi golin e 2-të ne menduam që ai top i përkiste Lucas-it atë natë. Isha i emocionuar dhe në tension në të njejtën kohë. Në momentin që mendova se loja mbaroi erdhi goli i 3-të nga Moura. Aty unë u “çmenda”.

Pashë lojtarët që u shtrinë në fushë dhe pastaj besova që loja kishte mbaruar, por jo. Kishte edhe 1 minutë. Lorente shkoi në qendër të mbrojtjes, ishte një çmenduri. Pas ndeshjes qava. Shkova më pas në dhomën e hotelit, bëra dush dhe po mendoja për gjithçka që arritëm. Nuk kisha më lot, vetëm lumturi”, e mbyll rrëfimin e tij Pochettino.

 

Burimi: BBC Sport/ Përgatiti F.R

Tags: Champions LeagueJurgen KloppLiverpoolPochettinotottenham

JU SUGJEROJME

“Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”
Aktualitet

“Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”

12/07/2022
Rritja e inflacionit/ Forbes: Situata e Sri Lankës me shumë gjasa do përsëritet në Shqipëri
Aktualitet

Rritja e inflacionit/ Forbes: Situata e Sri Lankës me shumë gjasa do përsëritet në Shqipëri

12/07/2022
Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
Next Post
Akuzohet për anti-islamizëm, modelja iraniane kërkon azil në Francë

Akuzohet për anti-islamizëm, modelja iraniane kërkon azil në Francë

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • “Baza e re e NATO-s në Durrës, një paralajmërim për Vladimir Putin”
  • Eksportet e grurit/ Erdogan i telefonon Putinit dhe Zelenskyt për të arritur një marrëveshje
  • Rritja e inflacionit/ Forbes: Situata e Sri Lankës me shumë gjasa do përsëritet në Shqipëri
  • 400 mln euro të ardhura shtesë në arkën e shtetit falë krizës, njihuni me taksat e urinës, mjekrës, ‘frikacakut’ …
  • Njëra nga binjaket e famshme franceze “tërbon” rrjetin, hedh foto nudo në plazh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In