Të shtunën e 14 korrikut do të luhet sfida për vendin e tretë dhe të katërt mes Anglisë dhe Belgjikës, ndërsa finalja e madhe mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet të dielën më 15 korrik.
Bie në sy orari i këtyre dy sfidave, që për sportdashësit shqiptarë është paksa i çuditshëm.
Belgjikë-Angli do të luhet në orën 16:00, ndërsa finalja Francë-Kroaci do të startojë në orën 17:00.
S’ka asgje te cuditshme, perkundrazi eshte mjaft e zgjuar. Se pari, Kroacia ka historine e perfundimit te ndeshjeve te fundit me shtese apo penallti! Duke shtuar ketu edhe kohen e ceremonise se dorezimit se medajleve dhe kupes, e festimin me pas te lojtareve, shto edhe kohen e daljes se tifozave nga stadiumi – mendoj se orari me i hershem u jep mundesi qe, te pakten, tifozet e skuadres fituese, por pse jo edhe te tjeret, te shpenzojne me shume kohe klubeve te nates duke festuar (kupto: me shume kohe gjate nates ne klub, me shume xhiro shitjes).