Aktualitet

Finalja e Champions me Chelsea, sheiku i City u paguan biletat 6 mijë tifozëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 18/05/21 |
mapo.al

Manchester City do të luajë më datë 29 maj finalen e parë në historinë e saj sa i përket Ligës së Kampionëve. Përballë tyre do të jetë një tjetër ekip anglez, Chelsea.






Sakaq, ndeshja do të zhvillohet në Estadio Do Dragao të Portugalisë, ndërsa impianti do të jetë në masën e 25% i hapur për publikun.


Në këtë formë, pritet që shumë tifozë britanikë të udhëtojnë, teksa ata të Mançester Sitit kanë marrë një dhuratë shumë të bukur nga sheiku l Mansur që zotëron klubin.







Ai ka vendosur që 6000 tifozëve të Sitit t’ia mbulojë koston e udhëtimit, e kështu t’i mbajë pranë ekipit në këtë moment kur skuadra është para një arritje historike.



Ndërkohë, ky njoftim i sheikut ka gëzuar pa masë tifozët, të cilët kanë vuajtur gjatë nga pandemia ndërsa janë entuziastë për ekipin e ndërtuar nga trajneri Pep Guardiola. /VIPSPORT

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas