Ka përfunduar 0:0 pjesa e parë e finales së Europa Leagues mes Chelsea dhe Arsenal e cila po luhet në stadiumin “Olimpic” të Bakusë në Azerbajxhan.
Nga 45 minutat e lojës vlen të përmendet gjuajtja e Granit Xhakës që përfundoi ngjitur me tranversën e Kepas dhe rasti i Giroud i cili i vetëm përballë Peter Cech nuk arriti të shënonte.
Ndoshta spektaklin të dyja ekipet e kanë lënë për në pjesën e dytë, aty kur edhe do të vuloset fituesi i trofeut të dytë më të rëndësishëm në kontinent për klube, pas atij të Champions League.
Formacionet si po luajnë ekipet