Në “Mapei Stadium”, në Reggio Emilia, do të jepet trofeu i parë i sezonit 2020-2021. Juventus, fituese e titullit të Serie A, do të ketë përballë Napolin fituese të Kupës së Italisë në finalen e Superkupës.
Humbja në kampionat ndaj Interit ka lënë gjurmë në kampin bardhezi., ndërsa një triumf mbrëmjen e sotme do të ishte një shfaqje karakteri dhe force dhe do të hiqte të gjitha dyshimet që lindën pas performancës së dobët, të dielën në mbrëmje.
Andrea Pirlo kërkon trofenë e parë të sezonit dhe për ta arritur këtë qëllim kërkon qasje tjetër nga ana e lojtarëve.
Nga ana tjetër, Napoli vjen me moral dhe entuziazëm, falë ecurisë pozitive në ndeshjet e fundit, kur spikat fitorja me goleadë 6-0 ndaj Fiorentinës, në Serie A.
STATISTIKA
Juventusi dhe Napoli janë përballur tri herë në Superkupën e Italisë: në vitet 1990, 2012 dhe 2014. Në dy raste kanë triumfuar napolitaët, (1990 dhe 2014) dhe në një rast bardhezinjtë (2012). Zonja e vjetër ka mundur të triumfojë në 15 raste në Superkupën e Italisë, ndaj Napolit synon trofenë e radhës në edicionin e 33-të.
Juventusi ka arritur të shënojë në tetë ndeshjet e fundit në Superkupë dhe për herë të fundit nuk e ka gjetur golin në vitin 2005, teksa u mposht nga Interi me finalizimin e Veron.
Npaoli kërkon të ruajë një miniserinë pozitive kundër bardhezinjve: në dy ndeshjet e fundit ka mundur të fitojë një takim dhe të barazojë një tjetër.
Vëmendje të veçantë për Moratan e Juves dhe Lozanon e Napolit. Janë futbollistët e vetëm që kanë mundur të shënojnë në të gjitha kompeticionet në këtë sezon ((Serie A, Kupa e Italisë dhe Europa) dhe nuk duan të humbin takimin me golin as në Superkupë.
FORMACIONET:
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Bernardeschi; Chiesa, Arthur, Bentancur, McKennie; Kulusevski, Ronaldo. Trajner: Pirlo
NAPOLI (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Demme, Bakayoko; Lozano, Zielinski, L. Insigne; Petagna. Trajner: Gattuso.
Etiketa: Juve, Napoli