Një akt vandal ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Finiq. Është dëmtuar momumenti i nacionalistit grek Thimio Loli. Sipas informacioneve policore, pllaka e mermerit dhe muri i memorialit janë shkatërruar nga një dinamit i vënë rreth orës 04:30. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar Policinë, e cila ka nisur menjëherë hetimet. Sakaq, ende nuk ka asnjë emër për autorët.
Kujtojmë se memoriali i Lolit është dëmtuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar. Thimio Loli është një figurë që pëlqehet nga grekët, pasi ka qenë ndër ata që besonte në Vorio-Epir. Ai mendohet se ka kryer gjithashtu krime kundër shqiptarëve.
Memoriali i Thimio Lolit është ngritur rreth 7 vite më parë në fshatin Kranë dhe në përshkrimin e tij shkruhet se i dedikohet për pjesëmarrjen e tij në çlirimin e Maqedonisë greke nga pushtuesit bullgarë.