Në kushtet kur opozita ka djegur mandatet parlamenare dhe ka paralajmëruar bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, deputeti socialist Bashkim Fino, i bën thirrje partisë së tij që të tërheqë komisionerët nga KZAZ-të.
Propozimi i Finos ishte që në vend të komisionerëve partiakë të caktohen persona jo politikë. Fino theksoi gjithashtu se zgjidhja e krizës politike nuk duhet të vijë nga një marrëveshje e minutës së fundit mes PS dhe PD.
“Më vjen keq që sot mungojnë anëtarët e tjerë të KQZ. Rezoluta që po shqyrtojmë sot vjen pas konsultimeve në Komisionin e Ligjeve. Jemi në kushtet kur PD dhe partitë e tjera po demostrojnë sjelle identike me periudhën parazgjedhore të vitit 2017. KQZ të jetë i gatshëm të përballojë cdo sjellje. Projekt-rezoluta vjen edhe në kushtet zëvnedësimit masiv të vendeve bosh në Kuvend.
Ne nuk mund të presim dhe të shpresojmë që një marrëveshje e orës së fundit të kthejë në vend opozitën. Unë vlerësoj daljet publike të përfaqësuesve të KQZ për tërheqjen e vëmendjes. Jemi të vetëdijshëm se problemet me rezolutën vinë edhe për bllokimin e procesit mbipartizan të miratuar në kodin e ri zgjedhor. Sot në kushtet e braktisjes së sistemit të deklarojmë mbështetjen maksimale për KQZ-në.
PS i është përgjigjur zyrtarisht thirrjes së KQZ dhe ka dorëzuar listën e komisionerëve. Megjithatë diskutimit teorik nëse PD dhe LSI janë parti opozitare, duhet të dorëzonin listat për komisionerë. Mospjesmarrja në zgjedhje e tyre duhet të na bëjë të reflektojmë. Nëse KQZ arrin të plotësojë listat me komisionerë unë i propozoj PS të tërheqë listat e saj me komisionerë”, tha Bashkim Fino.