Sport

Fiorentina ka në dorë fatin e saj, shpëton Parma














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:46 - 19/05/19 |
ro ot

Edhe 90 minuta të fundit… Edhe 90 minuta drithërima! Empoli i Frederic Veselit ka fituar sot një ndeshje jetësore sa i përket shpresave për të mbijetuar dhe për të mos rënë nga kategoria. Suksesi 4-1 ndaj Torinos (që i jep lamtumirën Europa League) vlen dyfish dhe tani, skuadra toskane, e sheh veten 1 pikë mbi zonën e ftohtë.






JAVA E FUNDIT


Inter-Empoli







Fiorentina-Genoa




Cagliari-Udinese



Nëse do të mbyllej sonte kampionati, Genoa do të zbriste në Serie B, pasi është në vend të tretë nga fundi. Por, ka edhe një javë, ajo që do të vendosë gjithçka. Situata është përmbysur totalisht, dukë qenë se në “Tardini” ka ardhur edhe një tjetër verdikt i zjarrtë: Parma ka siguruar mbijetesën me një gol ndaj Fiorentinas.

Vjollcët kanë pësuar humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe, pas shtatë ditësh, do të duhet që të mos humbasin ndaj Genos, për të mos rrezikuar rënien e pabesueshme nga kategoria.

Dhe, pikërisht Fiorentina bëhet “arbitër” i fatit të Veselit & Co. Empoli do të udhëtojë në “San Siro” ndaj Interit dhe edhe nëse del me 1 pikë, nëse Genoa fiton në Firenze do të zbriste nga kategoria. Me pikë të barabarta me Genoan, toskanët dalin të mundur, pasi në dy ndeshjet direkte ka fituar ekipi kuqeblu.

Në anën tjetër, Udinese, që ndodhet në atë vorbull, duhet vetëm të marrë 1 pikë në “Sant’Elia” të Kaljarit, për të mos rrezikuar asgjë. Një ndeshje “miqësore” për friulianët.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas