Shëndeti

Fiq të thatë me qumësht – Si t’i përdorni për shëndetin e organizmit






               Publikuar në : 20:00 - 15/04/19 |
mapo.al

Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit. Ky trajtim vlerësohet për gjithë shëndetin e organizmit ndërsa garanton tretjen e mirë. Problemet me tretjen shkaktojnë shumë probleme në organizëm duke ndikuar edhe në shendetin e organeve të tjera.


Kjo kurë është e pasur me sasi të mëdha fibre dhe ushqyes të cilët ndihmojnë tretjen. Ndaj dhe kjo kurë rekomandohet më së shumti për personat që kanë probleme me tretjen.

Përgatitja dhe Përdorimi i Trajtimit

Për këtë kurë mjaftojnë 2-3 fiq të thatë, të cilët copëtojini dhe futini në një xhezve ku keni hedhur një gotë qumësht. Lërini të ziejnë për 5-6 minuta.

Më pas largojeni nga zjarri dhe konsumojeni të ngrohtë ndërkohë copat e fiqve të thatë konsumojini gjithashtu. Rekomandohet që të konsumohet një orë para se të flini.

Vlerat Shëndetësore Të Fiqve Të Thatë

Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike. Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë.

Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit. Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit. Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Studimet më të fundit konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm.

Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.

Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet.

Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan.

Për më tepër, vitamina B6 tek fiqtë vjen në ndihmë nëse vuani nga të përzierat e mëngjesit.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas