Kronika

Firmosën shembjen e Teatrit, SPAK merr në pyetje 3 inxhinierët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:21 - 28/05/20 |
mapo.al

3 inxhinierët që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë marrë në pyetje nga SPAK. Ata u pyetën se ku u bazuan për të firmosur shembjen e teatrit dhe çfarë raporti kanë mbajtur.


SPAK është vendosur në lëvizje, pas padisë që ka bërë Aleanca për Teatrin. Pritet që në ditët e ardhshme, SPAK të thërrasë edhe zyrtarë të lartë të Bashkisë Tiranë.


Gazeta Mapo mëson se SPAK do të kërkojë dëshminë edhe të disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak.


Aleanca për Teatrin ka ngritur dy padi, njërën për shembjen abuzive të Teatrit dhe tjetrën për dhunën e policisë dhe faktin që kur u rrëzua godina, brenda kishte ende njerëz jeta e të cilëve është rrezikuar.



Etiketa: , ,

Pas