Kryesore

Firmoset marrëveshja, ja si do transformohet zona turistike e Shirokës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 18/05/18 |
mapo.al

Firmoset marrëveshja për financimin dhe zbatimin e projektit për rikonstruksionin e Sheshit të Shirokës dhe restaurimin e fasadave të Qendrës së Shirokës ndërmjet Bashkisë së Shkodrës dhe FShZh






Sot është firmosur marrëveshja e financimit të projektit me vlerë 358 551 112 lekë pa TVSH, projekt i inicuar nga Bashkia Shkodrës për financimin e punimeve për rikonstruksionin e sheshit dhe fasadave në Shirokë.


Punimet për rikontruksionin e sheshit prej 20 000 m2 parashikojnë punimet e prishjeve, punimet e shtresave dhe veshjeve me gurë e me dru, ndriçim e mobilim urban, gjelbërim e sinjalistikë.







Ndërsa punimet për restaurimin e 2000 m2 fasada në qendër të zonës turistike të Shirokës do të përqendrohen në shtresat përpara ndërtesave, punimet e suvatimit, të ndërtimit të çative me një sipërfaqe prej rreth 1500 m2, të dyerve dhe të dritareve.




Afati i punimeve parashikohet të jetë 10 muaj.



<
>
32766583_1481959715243224_8135399276806144000_n 32423148_1481959645243231_6358445399484661760_n 32471954_1481959658576563_6645649025049559040_n 32763159_1481959688576560_1124630232905547776_n 32919027_1481959651909897_104782831061827584_n
1


Etiketa: , , ,

Pas