Aktualitet

Firmoset marrëveshja me Italinë, 95 mln euro për rindërtimin. Ahmetaj: Ja ku do përdoren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 11/08/20 |
mapo.al

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka bërë me dije sot se është firmosur marrëveshja me qeverinë italiane për dokumentin e detajimit për fondin 95 milionë euro. Për palën italiane ka qenë i pranishëm ambasadori italian në vendin tonë Fabrizio Bucci.






“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”- tha Ahmetaj.


Ambasadori Bucci duke falënderuar angazhimin e ministrit Ahmetaj, tha: “Këto fonde do t’i lëvrojmë në sektorët parësorë, në atë të rindërtimit, por një sektor i rëndësishëm është edhe investimi në infrastrukturën energjetike, e po ashtu edhe për ente publike që do të mirëpresin institucionet shqiptare për aktivitetet e tyre dhe ai për infrastrukturën e detit, si dhe sektori i emergjencave civile, që te ne quhen të mbrojtjes civile”.










1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas