Në fillim shtrojmë pyetjen: Cili ishte qëllimi i lindjes së të drejtës zakonore shqiptare në tërësi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit në veçanti?
Diku në Zvicër. Mediat njoftojnë për një vrasje në emër të Kanunit! A po rrezikohet rendi juridik në Zvicër me gjyqësinë paralele që po rishfaqet herë pas here në këtë vend? Mediat “skandalizojnë” të drejtën primitive arkaike shqiptare që quhet Kanun!
Prokurori fillon hetimet për një vjedhje. Tre të përfshirët heshtin. Ata nuk duan të bashkëpunojnë me hetuesinë për ta zbardhur rastin. Të dyshuarit kanë frikën e hakmarrjes pas daljes nga burgu nga vetë vepër kryesit –secili nga secili! Ju nuk e njihni kulturën tone, thonë të dyshuarit shqiptarë. E njëjta gjë ndodh në rastin tjetër. Policia kap shpërndarës të drogës. Edhe kësaj radhe rasti i njëjtë: ata nuk duan të flasin! Kam frikë se më sulmojnë familjen! Nuk guxoj të flas. Ne kemi një traditë që na kap edhe pas burgut, shprehet njëri prej të dyshuarve!
Policia e qytetit x, po ashtu në Zvicër, ndërhyn në një konflikt familjar. Gruaja akuzon bashkëshortin për dhunë. Ajo vendos të ndahet nga burri. Në seancën gjyqësore gruaja akuzon burrin se ai ndërkohë ka kërcënuar edhe familjen e saj “me rregullat e traditës”– kanunore – shqiptare.
Në librin e tij Gjergj Fishta dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, njohësi i shkëlqyer i Kanunit, Tonin Çobani na ndërmjetëson atë që e mendonte Gjergj Fishta për Kanunin. Fishta, thotë Çobani, nuk e ngatërron Kanunin me kriminalitetin e shekullit të vet dhe aq më pak me krimet e pritshme të shekullit tonë që sapo ka nisur…
Kjo thënie më konfirmoi atë që i thashë këto ditë një gjimnazisti shqiptar këtu në Zvicër në kuadër të përcjelljeve të herëpashershme që bëjmë në kuadër të Albanisches Institut në Sankt Gallen- e që kishte marrë për temë trajtimi të temës së maturës punën e kulturës shqiptare- të drejtën zakonore shqiptare. Unë jam simpatizant i madh i Kanunit, i thashë – duke e “tronditur” paraprakisht gjimnazistin shqiptar të cilit vetëm shqipja e thyer i kishte mbetur nga kultura shqiptare!
Autori i librit në hyrje na orienton se sot kemi dy qasje ndaj Kanunit: ata që e pranojnë si vlerë kulturore të traditës dhe ata që i qasen Kanunit për ta zhvleftësuar e që janë më të shumtë –shqiptarë e të huaj, në media shqiptare e të huaja, që është e ndjeshme sidomos ndaj të ashtuquajturit fenomen shqiptar të gjakmarrjes. Në diskursin e diskutimit në veprën e vet Çobani trajton qëndrimin e Gjergj Fishtës ndaj shtjellimeve të ndryshme të tija për dhe rreth temës Kanun. Mbase edhe për faktin se: Gjergj Fishta është ndër ata shkrimtarë që „punën e gjakut“ e ka përjetuar edhe personalisht: ia vranë vëllain…
Edhe pse i prekur vetë nga puna e gjakut Fishta i kundërvihet agresorëve –etno-kulturorë të huaj që vinin në adresën e “primitivizmit shqiptar”. Kurse në vitet e `60-`70 të shekullit të kaluar edhe vetë në Shqipëri dhe nga shqiptarët fillojnë vlerësime të pasakta e me fraza vicioze për Kanunin deri në ditët tona si bie fjala në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, thotë autori i librit.
Sipas Çobanit, Gjergj Fishta kur flet, interpreton punën e gjakut – la vendetta, thotë se: familjet në hasmëri, nuk mund të vazhdojnë më tej hasmërinë e tyre pasi të jetë vrarë gjakësi. Dhe ky është thelbi i Kanunit, thotë autori i librit dhe po u cenua ky parim, atëherë kemi të bëjmë me shtrembërim interpretimi.
Përpos kësaj, gjykoj unë, instituti i „gjak-marrjes“ në kuadër të së drejtës zakonore shqiptare është i menduar si ultima ratio – si mjet i fundit, por si formë e ndëshkimit me qëllim të frikësimit për t`iu përmbajtur ligjit – në këtë rast Kanunit. Kështu i thashë gjimnazistit.
Sipas Fishtës që na sjell Çobani, ashtu si njeriu që përbëhet nga trupi e shpirti që kanë për qëllim të përbashkët pronimin e së mirës (posscssio boni), ashtu është edhe shteti, ku si shpirt ka popullin e si territor trupin që duhet ta ketë qëllim të përbashkët pronimin e së mirës. Porse, sipas këtij interpretimi, edhe Kanuni ishte “nxjerrë” si rezultat i kësaj logjike, pra si pronim i së mirës. Nëse shprehemi me fjalët e Fishtës: Mbas Kanunit, që asht të shprehurit e shpirtit të kombit shqiptar, vrasja është e ndëshkueshme me vdekje.
Nisur nga interpretimi i Fishtës për Kanunin na del se ai kishte për qëllimin rregullimin e marrëdhënieve shoqërore, për ta ndaluar të keqen në shoqëri, jo atë për ta avancuar, pra edhe gjakderdhjen për ta ndaluar me punën e institutit të “gjak-marrjes” (shprehje e imja).
Dhe vetë Tonin Çobani ka kapur me sukses shpërputhjet mes asaj çka është menduar me rregullat Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe interpretuesve të saj qoftë si studiues qoftë edhe si vepër kryes që thirren në traditë, kulturën apo Kanunin shqiptar. Ai shkruan:“Pyetja që shtrohet sot, d.m.th, pas viteve ‘50, ‘60 dhe ‘90 deri në ditët tona: çfarë ka ndryshuar? (1) Shqiptarët? (2) Kanuni? Apo (3) kundërshtarët tanë, siç i quan Fishta?
Dhe përgjigja do të ishte: sigurisht shqiptarët kanë ndryshuar e jo Kanuni i tyre, i cili tashmë ka dalë nga loja. Nuk kanë ndryshuar, gjithashtu, as kanë dalë nga loja kundërshtarët. Veçse tani „kundërshtarët tanë“ i kemi brenda vetës: e kemi hedhur Kanunin me gjithë institucionin e tij më të rëndësishëm që ishte “të falurit fisnikërisht”; na riaktivizohet gjakmarrja si shkak-pasojë e korrupsionit të shoqërisë moderne e pasmoderne; liria e individit vjen e identifikuar me pamoralitet vetjak e kolektiv, dhe gjitha këto së bashku na servirën si demonstrim i modelit demokratiko-liberal të sistemit”.
Kanuni i Lek Dukagjinit eshte vecse nje pacamure shtazarake mesjetare ku instikti kafsheror kthehet ne ligj. Te vrasesh ne menyre te pabese dhe mbrapa kraheve kundershtarin nuk eshte nje veprim fisnik, por eshte nje veprim i pa bese kafsheror. Te vrasesh nje femij 12 vjece si hakmarje kunder te atit te tij qe dikur i kishte dhene nje shpulle nje fodully fshati, eshte cmenduri. Fisheku ne paje eshte nje tjeter ligj kafsheror ku femra vleresohet si nje placke tregu dhe i meret jeta si pa gje te keqe.
Ligjet kanunore te kanunit te Lek Dukagjinit jane vcse nje grupim vesesh kafsherore qe e cveshin plotesisht njeriun nga normat njerezore. Te vleresosh kanunin do te thote ti japesh jete anarshise, vrasesit, te pabesit, kriminelit, gjakatarit, nje kafshe me dy kembe qe ligjin e shpellave e vleresoin si norma njerezore. Te vleresosh kanunin do te thote te vleresosh vdekjen.
Kjo tradite shtazarak ka nje shtrirje te gjere vetem mes komunitetin katolik qe krenohet me kete tradite barbare. Kanuni i vrasessit te pabese Lek Dukagjini eshte nje fenonmen verior dhe nuk eshte nje dukuri mbarshqiptare sic perpiqet ta perkufizoin disa neojezuite. Perpjekja per ti dhene nje shtrirje mbashqiptare nje fenomeni te tille shtazarak, eshte vecse nje fallcifikim i paturp qe behet nga katoliket ne perpiekie per te fshehur shatezerin e tyre barrbare qe ju a ka lene amanete udheheqesi i tyre shpirteror.
Nga vet emri i ketij fenomeni shtazarak “Kanuni i Lek Dukagjinit” dhe perhapia masive e tij mes katolikeve te Veriut, duket qarte dhe identiteti i kesaj tradite te shemtuar. Ne Jugun e vendit tone nuk kane egzistuar ndonjeher kullat e turpit (nguimit). Ne Jugun e vendit kjo tradite shtazarake nuk egziston. Ne Jugun e vendit tone egziston Besa e burrit dhe pleqesia e vendit. Me te moshuarit e fshatit (apo krahines) mblidheshin sebashku dhe diskutoin mbi fenomenin qe kishte ndodhur duke i dhene nje zgjidhje te perkryer mosmarveshjeve. Gjakmaria merte funde njehere e mire dhe nuk vashdonte per qindra vjete sic ndodhe me katoliket e veriut, (nje here me vrete hasmi, pastai e kam rradhen une), nje rotacion shtazarak qe vashdon per qindra vjete. Dhe me kryesoria, Jugu i vendit di te fale, kurse katoliket Jo.
Ne qofte se shqiptaret duan te dine mbi traditat e tyre te lashta qe kane trasheguar shqiptaret ne shekuj, le ti hedhin nje sy Eposit te Kreshnikeve se aty do te gjein gjenezen e shqiptarit. Do te shofin se kush eshte Besa e Ago Ymerit dhe Kostandinit. Do te mesoin per trimerin e Gjergj Elez Alise qe mbrojti nderin e familjes se tij nga Balozi i ardhur nga matane detit. Do te degjoin per Kreshniket e maleve, Mujin dhe Halili dhe do te mesoin per trimerite e tyre. Do te njifen me bukuroshet e maleve, Zanat e Maleve, qe ne shekuj kane mekuar heronjte tane. Do te degjoin kengen vajtuse te nenes shqiptare , Ajkunes, qe qane Homerin, birin e saj qe ra per te mbrojtur kete trruall nga pushtuesit sllave. Vetem mes heroizmit te ketyre Kreshnikeve, shqiptaret do te mesoin per traditat e tyre te mbrekullueshme.