Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fishta racist?!…

by mapo.al
31/10/2019
in Mapo Letrare, Op Ed
0

Nga Frano Kulli

Agron Shala, miku im, gazetar e shumëçka tjetër në kulturën e Prishtinës më nisi pardje linkun e një shkrimi, i cili më bëri me dije për një tjetër akuzë të re që qenka shtuar në pretencën ende të pambyllur që i bëhet Gjergj Fishtës. Që prej vitit 1945 e këndej. (Po edhe më nguci të shkruaj me padashje këto radhë) Akuzë ende e hapur, veçse e modeluar sipas rastit edhe në pasvitet ’90 e këndej, kur së jashtmi është bërë rehabilitimi i tij, kur tashmë Fishta është ringjallë prej hirit 50-vjeçar të harresës. Herë mbas here “sharmantët” e mosdashjes së tij, i nxjerrin prej së mbrendëshmes së tyre të pandreqëshme të urrejtjes së trashëguar prej kohës socrealiste, për të shënuar në fund të fundit, se Fishta është ai që ishte: armik, kolaboracionist, katolik, tradhëtar, folklorizant…pra i dëmshëm, i pavlerë. Duhet të jetë me patjetër i tillë, me çdo mënyrë e me çdo çmim. Duke i spërdredhë gjithfarësojshëm të vërtetat e patundshme se ai është poeti kombëtar i shqiptarëve, por dhe i vlerësuar si i tillë prej të tjerëve në botë, se ai ishte anëtar i Akademisë së Italisë, por që nuk flirtoi kurrë me fashizmin, se ai qe kandidat për çmimin Nobel, njëherë të vetme, në një vit, por i vlerësuar aq sa ta kishte marrë atë….I mirëpritur si diplomat në Europë e në Amerikë. I mirëpritur e i mirëkuptuar nëpër botë, po i keqpritur e i keqkuptuar prej regjimit në vendin e vet.



Dhe tani rishmësi na del …nacionalist dhe racist ndaj fqinjëve…:

Po të krahasojmë veprat e Gjergj Fishtës me veprat e Ismail Kadaresë, ka një karakteristikë të përbashkët: nacionalizimin dhe racizmin ndaj fqinjëve (ndonëse një racizëm i justifikuar). Panagjerizmi ndaj Gjergj Fishtës është i njohur në Shqipëri dhe në gjithë Europën, përveç diktaturës komuniste. E njihnin natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar: Nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel! E si pasojë, kur patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e Italisë u trandën.

Kështu shkruan z. Piro Prifti në shkrimin e tij të datës 12.10.2019 me titull: “Përse Ismail Kadare nuk vlen të fitojë asnjëherë çmimin Nobel për Letërsinë”. …sepse Kadare ka rënë pikërisht në kurthin e ideve raciste dhe nacionaliste në veprën e tij, njëlloj si Gjergj Fishta, kandidati i parë për çmimin Nobel të propozuar nga gjermanët në vitin 1937-vijon më poshtë artikullshkruesi.

Kjo është gjetja e re e z. Piro Prifti… pra, Fishta nacionalist dhe racist ndaj fqinjëve (ndonëse një racizëm i justifikuar).Që paska marrë në qafë edhe Kadarenë…

Edhe panagjerist edhe i dekoruar e nderuar nga fuqi e forca të rëndësishme në Europë, edhe kandidat për çmimin Nobel edhe akademik i Italisë…Po ka edhe një dhuratë simbolike prej Krajl Nikollës së Malit të Zi, Fishta. Dhurata është një teste (12 copë) lugësh e pirunjësh prej argjendi, të cilat i kishte vendosë në një vend të dukshëm në Kuvendin e Gjuhadolit ku banonte dhe kur vizitorët e tij të shumtë dhe shumësyresh e pyesnin për to, ai thoshte jo pa ironi: “punë krajlash”. Ndoshta kjo ironi e ka dogonis (trazuar) kaq shumë autorin e shkrimit në fjalë sa ta çmojë si racist Fishtën?! Se nuk paska qenë fort dashamirës me sllavët lakmitarë për copa të Shqipërisë ??!!

Në të vërtetë epiteti zbutës racizëm i justifikuar besoj se është vetëpërjashtues për akuzën e kërkuar nga autori i shkrimit: racist. Se racizmi, pra diferencimi, mospranimi, urrejtja ndaj racës tjetër, ndaj popullit tjetër ose është ose nuk është. Është si ajo batuta anekdodike për një grua që është pak me barrë… Edhe sikur Fishta shkrimtar ta kishte ndjesi të brendëshme të tijën racizmin, për një klerik dhe vetë veçorinë e përzgjedhjes që një klerik ka qyshse merr përmbi vehte kushtimin e përjetshëm ndaj besimit e Zotit kjo është e përjashtuar. E papërputhëshme me vetë zgjedhjen e një kleriku. Kurse akuza: nacionalist, ngjet vetëm e parafabrikuar. Përderisa termi njësohet me atdhedashurinë, një ndjesi e njerëzishme e legjitime që shënohet në radhën e virtyteve. E assesi në të kundërtën e vet. “…Dashunia për Atdhenë këtu në Shqipni, po ishte nji faj, nji mëkat, nji delikt[krim]…dhe kjo kufomë e shkretë na dëshmon ne si ndëshkohet faji i atdhedashunisë”- janë dy rreshta të shkëputur nga fjalimi që vetë Fishta mban në varrimin e Avni Rrustemit. E më pas përballon me “dekalogun” e fortë me “Kongregacionin e Shejtë të Propagandës Fide”, për qortimet që i vinë që andej.

Kurse atdhedashuria, e interpretuar sot mbas gati një shekulli nga pozita kozmopolite, kërkon sforcimisht të ndërtojë një akuzë tjetër për ta mbajtur prapë në “gjendje arresti” Fishtën, nën qortime të dënueshme e për rrjedhojë në pluhurin e harresës. Dhe ky është qëndrimi i “moderuar” krejt i lexueshëm që nxjerr krye sapo krijohen rrethanat për idhtarët antiFishtë. Kësaj here vënia (në mënyrë absurde ) në të njëjtën bankakuzë me Kadarenë është gjetje dhe vjen si “risi” në metodologjinë e baltosjes e mospranimit të Fishtës…Kështu që as Ismail Kadare dhe as at Gjergj Fishta –thotë me plot siguri z. Prifti-nuk mund të marrin dot këtë çmim, sepse nuk kanë asnjë mesazh optimist për popullin e tyre dhe as për botën përveç mesazhit nacionalist dhe racist që ata kanë shprehur në veprat e tyre të botuara. Sot shqiptarët e kanë të vështirë të kuptojnë këtë që po shkruaj dhe e kanë të vështirë të kuptojnë mungesën e interesit të Komisionit të Çmimeve Nobel për Letërsinë, për Kadarenë dhe për Fishtën.

Po të thuash për Fishtën që nuk ka asnjë mesazh optimist për popullin e vet, më duket fort, po shumë fort e dyshimtë se është pohim që bëhet në rrethana normale. Për Fishtën dhe për aradhën e atyre mendimtarëve e personazheve atdhetarëve që janë fashoja më e ndritëshme e qytetrimit shqiptar në shekullin e shkuar, pa të cilët nuk do të kishim Shqipëri, kurajoja më duket se i kapërcen kufijtë e arsyes. Unë e refuzoj me neveri këtë akuzë të qepur “me gjilpanë [gjilpërë]dyshekësh”. Se më kanë mësuar ta refuzoj herët, vlerësimet e ardhura për të prej gjithkahit; prej vendit e prej bote. Disa prej tyre i përmend edhe autori i shkrimit, edhe pse disa sosh të deformuara, por në “rroben” e shpifur që ai qep i rrijnë si një arnë i qepur keq fort. Askund, ndër mijëra faqet e shkruara e të publikuara të tij nuk gjen edhe një shenjë e jo më vetë urrejtjen për raca a popuj të tjerë.

“Zoti n’qiell e na mbi tokë/ me gjithkënd vëllazën e shokë/ por secili n’cak të vet”– pohon Fishta diku ndër mijëra faqet e shkruara. Dhe nëse dikush lexon racizëm për fqinjët në pohime të tilla, atëherë, me siguri është faji i leximit e i lexuesit e aspak i shkruesit…

Tags: AnalizaFrano Kulligjergj fishta

JU SUGJEROJME

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore
Kryesore

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS
Kryesore

Panairi i Librit 2022/ Nga Arti i Fjalës tek Arti i të Menduarit, 40 botime të reja në stendën e UET PRESS

16/11/2022
Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë
Kryesore

Botim i ri i UET PRESS, Preç Zogaj: Letërsia duhet të të mallëngjejë

12/11/2022
Next Post

Aldo Renato Terrusi: Në kërkim të eshtrave të tim eti në Burrel

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In