Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fiskalizimi – Bizneset kundër procesit, kërcënojnë me grevë urie

by mapo.al
24/09/2021
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Teknologji
0

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Nasto thotë se bizneset do hyjnë edhe në grevë urie nëse qeveria nuk shtyn procesin e fiskalizimit, për një afat të pacaktuar derisa të përfundojë pandemia. Sistemi i ri ka jo pak kosto për biznesin, pavarësisht se Ministria e Financave pretendon se kasat e vjetra mund të adaptohen me sistemin. Specialistët shprehen se kostot mund të shkojnë deri në 60 mijë lekë të rinj

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Albert Naso ka kërcënuar me grevë urie nëse qeveria nuk shtyn procesin e fiskalizimit. “Qeveria shqiptare për fat të keq nuk dëgjon zërin e shoqatës së biznesit dhe grupeve të interesit. E disa herë që i kemi kërkuar qeverisë shtyrjen e afatit të procesit të fiskalizimit, të shtyhet në një periudhë pa afat deri sa të ikë pandemia dhe të rimëkëmbet ekonomia. Kjo është kërkesa e vetme dhe e panegociueshme me qeverinë shqiptare. S’ka kthim mbrapa për ne, do fillojmë grevat dhe protestat” thotë ai.



Ky proces do duhet të mbyllet deri në fund të vitit, ndërkohë që bizneset po hasin në vështirësi të shumta. Ish ministrja e Financave Anila Denaj në fillim të këtij procesi u shpreh se ky proces rrit të ardhurat e buxhetit me 10%, por kjo me sa duket bëhet në kurriz të bizneseve të cilët duhet ta paguajnë ekstra, megjithëse i kanë vendosur një herë kasat fiskale. Vetë kryeministri në fushatë kërkoi një mandate të tretë për të përmbyllur procesin që sipas tij do revolucionarizonte sektorin e financave.

Ministrja e Financave pretendon se kasat e vjetra mund të adaptohen me sistemin e ri, por specialistët shprehen ndryshe. Zbrazja e memories aktuale dhe përshtatja e sistemit të ri, kushton diku te 60 mijë lekë të rinj te kompanitë. Blerja e një kase të re për të adaptuar sistemin e ri pritet të kushtojë rreth 400 euro, ose diku te 50 mijë lekë të rinj. Pa harruar se në sistemin e ri është një komponent i ri shtesë, që janë printerat fiskalë me një kosto deri në 200 euro. Përshtatja e sofwere-ve mund të kushtojë deri në 60 mijë lekë sipas kompanive, dhe mirëmbajtja e tyre ka një kosto të shtuar prej 10 mijë lekësh në vit.

Nga ana tjetër, operohet me sistemin “cloud” që kërkon shpejtësi të lartë interneti, apo linjë të dedikuar, pra edhe 2 mijë lekë të rinj çdo muaj për internetin. Së fundmi, është dhe detyrimi bankar për të derdhur dhe paratë e arkës çdo ditë, kjo sidomos për bizneset e mëdha. Revista “Monitor”, më datë 11 tetor 2019 me titull “Biznesi do ta paguajë shtrenjtë fiskalizimin, të vegjëlve do t’u kushtojë më shumë se taksat”, shkruan se një biznes i ri, do paguajë minimumi 53.200 lekë dhe maksimumi 140 mijë lekë për përshtatjen e sistemit të ri. Po t’i shtosh këtu dhe goditjen që mori nga pandemia, të cilat shumë biznese i kanë çuar në prag të falimentimit, atëherë shtimi i kostove dhe për një projekt të tillë do të thotë shumë. Nasto thotë se shoqata që ai drejton ka vendosur që fillimisht të organizojë mbylljen e bizneseve për një orë në një ditë të caktuar dhe më pas të përshkallëzohet.

Sa ditë i lihet kohë qeverisë shqiptare për këtë kërkesë që keni?
Nuk kemi lënë ditën por ne si bord kemi vendosur për protestë. 1 orë protestë me mbyllje të bizneseve. Nuk do ta bëjmë publike sepse është taktikë dhe sekret i shoqatës së biznesit. Mund të jetë në Qarkun e Tiranës por edhe në të gjithë Shqipërinë. E kemi vendosur por po e mendojmë. Do jetë një orë mbyllje qepenash, për ato biznese që nuk e mbyllin dot, do kërkojmë që mos t’u shërbehet klientëve. T’i bashkohen të gjithë kësaj greve. Nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk e shtyn procesin e fiskalizmit pa afat, pasi është një proces shumë kompleks. Nëse nuk dëgjon zërin e biznesit që paguajnë taksat për këtë qeveri, atëherë ne do i vazhdojmë protestat me një ditë me dy ditë me tre ditë, deri në grevë urie, nëse qeveria nuk e shtyn pa afat fiskalizimin.

Çfarë doni të zbuloni në këtë reagim të shoqatës së biznesit?
Kemi vendosur që një orë do të mbyllim qepenat. i bëjmë thirrje gjithë pronarëve të bizneseve që të solidarizohen me këtë protestë për të realizuar këtë kërkesë tonën që e shohim nga më të vështirat e 30 viteve. Kjo do jetë një pandemi më e madhe se pandemia e Covid-19.

Tags: fiskalizimi

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Histori të çmendura dhe fakte turpi

Kur "vret" babën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In