Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Fiskalizimi – Gjobë e re për biznesin, 1200 euro për sistemin e ri

by mapo.al
19/01/2021
in Ekonomi, Kryesore
0

Sistemi i ri fiskal që duhet të hynte në fuqi më datë 1 janar, është stopuar prej një urdhri që i është hënë inspektorëve tatimore për ta lënë biznesin e qetë deri në zgjedhjet e 25 prillit. Pas kësaj date nuk është çudi që të gjitha bizneset të përballen me masa administrative deri në mbyllje biznesi në rast se nuk kanë adaptuar sistemin e ri të shpikur nga qeveria e cila paaftësinë për mbledhjene të ardhurave po ja ngarkon si kosto bizneseve. Operatorët e kompanive shprehen se kasat aktuale e kanë të pamundur të përshtaten me kërkesat e ligjit. Në këto kushte kërkohen tarifa shtesë ose blerje kasash të reja.

Që prej 1 janarit ka hyrë në fuqi ligji për fiskalizimin që pritet t’i rëndojë biznesit nga 500 deri në 1200 euro për përshtatjen me sistemin e ri. Një burim tha për MAPO se inspektorëve të tatimeve u është dhënë urdhër të mos veprojnë deri pas zgjedhjeve të përgjithshme, për të ndërrmarë më pas një aksion të gjerë, për të gjithë ata që nuk kanë adaptuar sistemin e ri. Sipas të njëjtit burim, deri më tani bizneset nuk janë shqetësuar për të mos ngjallur pakënaqësi. Këtij aksioni nuk do i shpëtojë askush as biznesi i vogël. Kjo do të sjellë kosto shtesë në mbajtjen e faturave financiare, pasi do duhet të hartohen librat e llogarisë për çdo biznes. Ekspertët thonë se ligji i hartuar dhe miratuar në vitin 2019, nuk është gjë tjetër vetëm se një ligj i cili do të rëndojë akoma më shumë gjendjen financiare të biznesit. Sot në konferencën për shtyp “Ekonomia në fokus”, ministrja Denaj tha se janë përmirësuar ndjeshëm parametrat e mbledhjes së të ardhurave fiskale, por nuk tha se me çfarë kostojë.



Aksioni
Në vitin 2015, Rama udhëhoqi një aksion të gjerë për paisjen me kasa fiskale të biznesit. Një iniciativë u ndërmor dne nga qeveria Berisha në vitin 2009, dhe biznesit u pajisën të gjitha me kasa fiskale, por me një përjashtim. Vlera e tyre kompensohej në faturën e pagesës së taksave në fund të vitit. Në atë mot, Rama detyroi bizneset e vogla kryesisht të blinin kasa me një vlerë prej 360 deri në 400 euro, ndërkohë që kompanitë e mirëmbajtjes marrin deri në 7 mijë lekë në vit, për kolaudimin e tyre. Ligji parashikon masa të rënda administrative deri në mbyllje biznesi për personat e pa pajisur me kasë. Por këto kasa shumë shpejt do dalin jashtë përdorimit, sepse sipas specialistëve kanë memorie të kufizuar dhe nuk mund të mbajnë sistemin e ri që po përpiqet të implementojë qeveria. Kostot në disa raste mund të jenë dhe të papërballueshme, sidomos tek biznesi i vogël.

Në nenin 18 thuhet qartë se “Tatimpaguesit e përcaktuar në nenin 4, të këtij ligji, që ushtrojnë veprimtari ekonomike, në shitjen me pakicë, në ofrimin e shërbimeve në vende apo njësi të hapura përpublikun apo çdo lloj veprimtarie tjetër të ngjashme me para në dorë, duhet të instalojnë sistemin e fiskalizimit, sipas këtij ligji, përfshirë printerin nëse nuk është pjesë integrale e pajisjes fiskale si dhe të përdorin një zgjidhje të certifikuar software-ike”.

Përjashtohen nga ky rregull vetëm fermerët prodhues të produkteve bujqësore të ekonomive familjare, ose personat që presin bileta në fushën e transporteve. Të gjithë të tjerët do t’u duhet të adaptojnë sistemin e ri të software.

Ligji
Nga ana e Ministrisë së Financave pretendohet se kasat aktuale mund të adaptohen me sistemin e ri. Por specialistët thonë ndryshe që ky sistem nuk është efiçent. Zbrazja e memories aktuale dhe përshtatja e sistemit të ri, kushton diku tek 60 mijë lekë të reja tek kompanitë. Blerja e një kase të re për të adaptuar sistemin e ri pritet të kushtojë rreth 400 euro, ose diku tek 50 mijë lekë të reja. Pa harruar se në sistemin e ri është një kompnent i ri shtesë, që janë printerat fiskalë me një kosto deri në 200 euro. Përshtatja sofëerëve mund të kshtojë deri në 60 mijë lekë sipas kompanive, dhe mirëmbajtja e tyre ka një kosto të shtuar prej 10 mijë lekësh në vit. Nga ana tjetër, operohet me sistemin “cloud” që kërkon shpëjtësi të lartë internet, apo linjë të dedikuar, pra edhe 2 mijë lekë të reja cdo muaj për internetin. Së fundmi, është dhe detyrimi bankar për të derdhur dhe paratë earkës çdo ditë, kjo sidomos për bizneset e mëdha.

Kostot
Drejtoresha e Tatimeve, Enkelejda Ibrahimaj, dhe sot u shpreh se kostoja fillestare e një biznesi të ri për t’u përshtatur me sistemin është vetëm 180 euro. Por, tjetër gjë shprehen kompanitë që operopjnë në këtë fushë. Revista “Monitor”, më datës 11 tetor 2019 me titull “Biznesi do ta paguajë shtrenjtë fiskalizimin, të vegjëlve do t’u kushtojë më shumë se taksat” shkruan se një biznes i ri, do paguajë minimum 53.200 lekë dhe maksimumi 140 mijë lekë për përshtatjen e sistemit të ri. Pavarësisht asaj çka thotë qeveria dhe Kryeministri sërish kleçkat që dalin si pasojë e kësaj nisme të qeverisë janë të mëdha, dhe natyrshëm mund të çojë dhe deri në mbyllje biznesesh. Sistemi i ri i fiskalizimit, është as më shumë e as më pak por një shenjë e paaftësisë së qeverisë për të mbledhur detyrimet tatimore të cilat më pas ja faturon biznesit, kryesisht atij që është në rregull me detyrimet ndaj shtetit. Vetëm vitin e kaluar u mbyllën rreth 38 mijë biznese të vogla në mbarë vendin, dhe shumë prej tyre shprehn si arsye mungesën e qevrisë në kohë pandemie. Por, në rast se ngurron t’i japë ndihmë, qeveria nuk ngurron ti rëndojë me gjthfarrëlloj artificash fiskale në kurrzi të tyre.

Tags: Edi RamafiskalizimiGjoba per biznesin

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post

Zgjedhjet në Kosovë - Grafika e kandidatëve që kanë probleme me ligjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In