Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ foli për një bashkëpunim të mundshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të Republikës Ilir Meta, ndërsa shtoi se kjo mbetet për t’u parë.
‘Berisha duket se është shumë pranë zotit Meta. Partitë e tjera të koalicionit opozitar po përpiqen të qëndrojnë në pozitat e një opozitë institucionale që duken se nuk do t’i bashkohen Berishës. Nëse do të ketë një marrëveshje të PD me këto parti do të ketë edhe terma për të parë se si do të funksionojë. Koha do të tregojë se pavarësisht lëvizjes së Berishës, PD është ka kryetar zotin Basha dhe partitë e tjera të vogla do të jenë më pranë PD duke u përpjekur të ruajnë integritetin e tyre. Koha do të tregojë që Basha dhe PD janë e vetmja alternativë serioze’, tha ai.