Nga Raimonda Shundi
“Nuk kam mundësi se nuk jam ndjerë mirë. Nuk jam shumë në djeni. Ju lutem të mos më ngatërroni”, tha Kadare telefonikisht nga Franca. Pra Kadare lutet të mos e ngatërrojmë në këtë mesele.Shkrimtari ynë kombëtar që ka qënë rreze drite për shumë mëndje të burgosura në sistemin e djallit, rrefuzon të thotë fjalën e tij për një nga diskutimet pikante të gjithë këtyre viteve.
Shkrimtari që ka thënë se ne, pra Shqiptarët, nuk vijmë as nga deti, as nga ajri, as nga toka, por nga nëntoka, pra diktatura, rrefuzon të thotë opinionin e tij për barbarinë që po i bëhet trashëgimisë sonë në përgjithësi dhe teatrit në veçanti. Kur ky emër ka ngërc, tkurret, llogarit se çfarë bëhet me të pafolurit e tjerë. Ndjehem realisht e befasuar pasi si shumë të tjerë, e dashuroj penën e tij dhe do ta mirëprisja këndvështirmin për problemin. Kadare ka thënë të pathëna të rrezikshme për kohën duke na informuar fuqishëm, por sot hesht. Së fundmi e hasa shkrimtarin tonë në median e shkruar teksa ngushëllonte familjarët për humbjen e të ndjerit Maks Velo, që për fat nuk e pa kasaphanën e fundit.
Shkrimtari që lartësoi kaq e aq shqiptarizma, përfshirë kultet, ritet, traditën, historinë, kanunin, kujtesën për bar Kursalin, kinemanë, teqetë; Sot hesht. Ne që e duam letërsinë e tij, nuk mund ta detyojmë se pse nuk shkruan diçka edhe për teatrin, por një opinion se si e gjykon këtë problem gozhdë mbi-20-vjeçare, mendoj se e meritojmë. Shumë nga historitë , tregimet, novelat e këtij autori, kanë protagonistë aktorët dhe atë godinë të hijshme. Atmosfera e gritë e kohës, në ambjentet e përzgjedhura të atij teatri janë kaq të gjalla, sa që unë nuk rresht së provuari habituri me heshtjen e kolosit tonë.
Natyrisht që e rrespektoj mosprononcimin, por heshtja e Kadaresë së madh më fut në panik. Flitet për një problem shendetësor të tij. Por një koment modest brenda xanxës për temën në fjalë ka mjaftueshëm vite në qarkullim. Atëherë kur shendeti i shkrimtarit ishte jo ky i sotmi. Ne kemi hasur në gjithë këto vite çbërje të protestave, çbërje të rebelimit, apo tjetërsim të objektivit primar. Kemi hasur dhe hasim emra artistësh të de-personalizuar deri na komicitet. Njëherë mbrohen b…. e të ndjerës artistes sonë Violeta Manushin, një herë shpërfaqen kënaqshëm teorinë e ballistit. Heshtja e Kadaresë është e frikshme, madje kërcënuese për shumëkënd; është si heshtja përpara ekzekutimit. Jo të këtij që pamë, por të atyre që do të vijnë.
U shtua edhe një datë e re në historinë tonë. Një datë për të cilën pak-kush ka hedhur dy rreshta për të. “Nuk mendova se do të guxonin deri këtu” ishte reagimi i parë i Shundit pas aksionit të shembjes së godinës. Paska qënë shumë i madh halli dhe presioni që Rama paska patur nga oligarkët.
Pra fitoj barbaria, shkatërrimi. Triumfoi më shumë se egoizmi. Tani sulltani po shijon spektaklin se si po gjakosen “PAKICAT” me ata që emërtohen si “Rruajtës të rendit”. Sot nuk dua te jem i afërm i asnjë polici. Dy hallemëdhejtë po kacafyten në emër të zhvillimit; Ironike. Pas kësaj, e kanë rradhën të PAKTUARIT e turpit. Shihni teatrin tuaj tani dhe jini krenar për veten, se realisht mbetët në anën e duhur të historisë. Nuk mendoj se ka aktor apo regjisor i cili ka punuar në atë skenë dhe që është ndjerë mirë pas kësaj masakre. “Policia nuk qenka me ne” – tha një zonjë teksa po e shtynin forcërisht nga zona e mjaltit. I jetuam edhe këto ditë. Koha e makutërisë pa fre.